Arkiva e lajmeve
                   

MENTORIM PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

27. prill 2015.

Bujanoc – OJQ “Resur Center”, nga Bujanoci, e cila vetëm se ka arritur përvojë në zbatimin e trajnimeve të anëtarëve të shoqërisë civile, të premtën e kaluar ka organizuar me suksses punëtorinë lidhur me komunikimin strategjik me mediat.

Programi dhe shërbimet e “Resur Qendrës”, janë formuluar ashtu që përgjigjet në nevojat reale të shoqërisë civile dhe akterëve të rëndësishëm për zhvillimin e saj. Me grupin e tij të trajnerëve, “Resur Qendra”, nga Bujanoci deri më tani ka mbajtur rreth 2,5 mijë trajnime.

Fatmir Jahiu, anëtar i „Resurs Qendrës“, nga Bujanoci, rreth punës e organizatave joqeveritare ka thënë:

„Trajnimet në të ardhmen do t`i organizojmë në mënyrë të pavarur, ndërsa tani kemi ndihmën e ekspertëve nga „Tasca“.  Në të ardhmen trajnimet do t`i kryej ekipi ynë i përbërë rreth 30 trajnerëve të rinj, të cilët kanë qenë të përfshirë në programin tonë për të rinj në Bujanoc. Qëllimi ynë është që t`a forcojmë kapacitetin e organizatave të shoqërisë civile dhe që të rinjët t`i përfshijmë në procesin e marrjes së vendimeve. E reja në punën e “Resurs Qendrës është sjellja e „help desk-ut“, i cili do të sigurojë informacionet e organizatave të shoqërisë civile, ndërsa kemi edhe publikime të ndryshme të cilat i ka shpallur Tasco. Përveç kësaj, kuadri ligjor deri më tani është shumë është ndryshuar, për atë egziston nevoja që me organizatat lokale t`i ndihmojmë që të kuptojnë se edhe ata mund të përfshihen në këtë proces.

Burimi: TV Bujanoci dhe Trupi Koordinues