Arkiva e lajmeve
                   

„MEGALL“ NGA BUJANOCI EKSPORTON KOFTOR NË SHQIPËRI

15. janar 2014.

Bujanoc – Në fund të dhjetorit nga „Megalli“ i Bujanocit, blerësve në Shqipëri iu është dorzuar shuma e parë prej 30 koftorëve, për ngrohje në lëndë të ngurta, e cila është  pjesë e punëve të kontraktuara pas prezantimit të mundësive të prodhimit të „Megall“-it në panairin Ndërkombtar të Teknikës, i cili është mbajtur në Tiranë.

 „Ne kemi kontrata të përfunduara me blerësit nga Shqipëria dhe eksportin do ta vazhdojmë edhe këtë vit, dhe mu për këtë kemi planifikuar edhe rritjen e prodhimit, prodhim i cili do të jet këtë vit më i madh për 20 përqind, çka do të thot se duhet të prodhojmë dhe shesim rreth 3000 koftorë dhe rreth 2000 furra për lloje të ndryshme të koftorëve“, ka thënë drejtori i „Megallit“ Dragolub Kostiq.

Ai ka përmendur se ky eksporti i parë i prodhimeve të „Megallit“ në tregun e Shqipërisë, i cili treg është „shumë faleminderues për plasmanin e prodhimeve të industrisë  metalit“.

Në këtë ndërrmarrje, e cila ka 130 punëtorë, në dy vitet e fundit shënohet një rritje e konstante e prodhimeve, kështu që në vitin 2013 janë prodhuar 2.600 koftorë, që për dallim nga viti 2011 është rreth 30 përqind më i madh.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues