Arkiva e lajmeve
                   

“MEGAL” NGA BUJANOCI KA SIGURUAR PRODHIMIN DERI NË VITIN 2022

23. mars 2018.

Bujanoc - Kompania aksionare "Megal" nga Bujanoci ka përfunduar vitin e mëparshëm të biznesit me eksportin e mallrave më shumë se 50%, dhe krahasuar me vitin 2010, kur kompania ishte para mbylljes, vëllimi i prodhimit u rrit ndjeshëm.

Vitin e kaluar u prodhuan 2,800 kaldaja dhe 1,170 trupa të kaldajes, ndërsa kompania kishte 112 punonjës të përhershëm, sëbashku me 30 punëtorë për kohë të caktuar, raportoi TV Vranjska plus.

Dragoljub Kostiç, drejtor i "Megalit", thotë se viti i kaluar ishte 17% më i mirë se rezultati financiar i vitit 2016.

Ai gjithashtu tha se "Megali" ka një kontratë katërvjeçare me EcoSpar nga Ohri, sëbashku me punën e rëndësishme në vend dhe jashtë saj, me të cilën është siguaruar prodhimi për vitet e ardhshme.

Burimi: eKapija dhe Trupi Koordinues