Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJËS IU JANË MIRATUAR MJETET E PAKTHYESHME PËR MASAT E POLITIKE TË POPULLËSISË

19. korrik 2018.

Medvegjë - Ministria pa portofol, e cila është përgjegjëse për demografinë dhe politikën e popullsisë, lëshoi thirrje publike për dhënien e granteve për bashkëfinancimin e masave të politikës së popullsisë së njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Serbisë në vitin 2018.

Thirrja publike ishte e hapur deri me 14 qershor 2018, dhe në bazë të saj kanë arritur 71 propozime të masave, gjegjësisht aplikime.

Në bazë të Propozim vendimit mbi miratimin e mjeteve për bashkëfinancim të masave të politikave populliste të njësive të vetqeverisjes lokale, ministresha Slavica Gjukiq Dejanoviq ka sjellur Vendim mbi miratimin e mjeteve për bashkëfinancim të masave të politikave të popullësisë të njësive të vetqeverisjeve lokale.

Në bazë të këtij vendimi, komana e Medvegjës dhe Lebanit kanë marrë rreth 21.5 milion dinarë për masat e politikave të popullsisë, përkatësisht për harmonizimin e punës dhe prindërimit, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit riprodhues dhe zgjidhjen e problemit të infertilitetit.

Komuna e Medvegjës ka miratuar 9,423,000 dinarë, nga të cilat ministria merr pjesë me rreth 7,4 milion dinarë dhe pjesa tjetër afër 1,9 milion dinarë është pjesëmarrja e komunës së Medvegjës.

Grantet e përcaktuara nga Programi synojnë të bashkëfinancojnë masat e politikës së popullsisë me rëndësi për zhvillimin demografik të njësive të vetëqeverisjes lokale në mënyrë që të përmirësohen parametrat demografikë.

Objektivi i përgjithshëm i Programit është të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm demografik të njësive të vetëqeverisjes lokale në territorin e Republikës së Serbisë, përkatësisht popullatës së stacionuar, popullsia në të cilën brezi i ardhshëm do të jetë i njëjtë me atë ekzistues.

Njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të detyruara të kthehen në buxhetin e Republikës së Serbisë të gjitha fondet e aprovuara dhe të papërdorura në këtë program ose fondet e shpenzuara në kundërshtim me qëllimin.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues