Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJË: ËSHTË MBAJTUR SEANCA E KËSHILLIT KOMUNAL

18. janar 2017.

Medvegjë – Në Medvegjë është mbajtur seanca e 30 me radhë e Këshillit Komunal, në të cilën seancë në rend të ditës ishin 15 pikë.

„Në seancën e sotit të Kuvendit Komunal kemi pasur disa pika urgjentë, sepse kemi qenë të obliguar që për ato të përgjigjemi deri më 23 janar. Në çështje kanë qenë ankesat të cilat i përkasin Biznes inkubatorit. Ekipi jonë i juristëve ka marrë vendin që të gjitha ankesat të refuzohen. Kemi miratuar kërkesën e NKP “Obnova” për financimin e përkohshëm të sistemit për përpunimin e ujrave të zeza, si edhe kërkesën për ndihmë në të holla të Shoqatës së Gjyetarëve “Jabllanica e Epërme”, në mënyrë që të sigurohet ushqimi për kafshët e egra. Është miratuar edhe kërkesa e stacionit veterinarik në Leban, për ndihmë në të holla, si edhe kërkesën për planin lokal aksionar për punësim në komunën e Medvegjës”, ka thënë Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës.

Në seancën e Kuvendit Komunal është miratuar edhe propozimi i Rregullores mbi kategorizimin e shoqatave nga fushat e sporteve garuese në këtë komunë.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues