Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJË: ARSIQ KA VIZITUAR RRUGËT NË TË CILAT PLANIFIKOHEN PUNËT NË KËTË VIT

23. mars 2016.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, me zëdhënsin Vllada Babiq dhe drejtorët e NP Direkcionit për Urbanizën dhe Ndërtim dhe NP Obnova, Sllovenko Kosiq dhe Stanko Milloshevqi, ka vizituar rrugët në territorin e komunë së Medvegjës në të cilat janë realizuar punët në vitin e shkuar, si dhe rrugët lokale në të cilat planifikohen punët për vitin 2016, si dhe vendet në cilat përshkak të reshurave të shumta kanë ndodhur rrëshqitje për kohën e situatës së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Serbisë.

Arsiq ka shfrytëzuar mundësinë që në vend të ngjarjes të bisedoj me qytetarët dhe përfaqësuesit të bashkësive lokale dhe të njoftohet me problemet në terren. Qytetarët kanë shprehur të kënaqshëm me punën që është bërë deri më tani, të financuara nga komuna e Medvegjës me mjetet e buxhetit, si dhe mjetet e dedikurara për sanimin dhe revitalizimin e rrugëve dytësore, të cilat janë fituar nga Ministria e Bujqësisë.

Kryetari i komunës së Medvegjës, me këtë rast ka theksuar se edhe këtë vit planifikohen investime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, si dhe për buxhetin e vitit 2016, është ndarë shuma prej 10.000.000 dinarë për punët të cilat realizohen përmes bashkësive lokale. Për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë verës, të cilën e kryen NP Obnova nga Medvegja, janë planifikuar rreth 12.000.000 dinarë, ndërsa pritet edhe vazhdimi i bashkëpunimit të Ministrisë së Bujqësisë, gjatë të cilit do të ndahen mjete për sanimin dhe revitalizimin e rrugëve dytësore deri 20.000.000 dinarë.

Arsiq ka theksuar se gjatë zgjedhjes së rrugëve në të cilat do të realizohen rrugët do t’i kushtohet maksimalisht llogari nevojave të qytetarëve dhe prioriteteve të tyre.

Burimi: Info Centar Jug dhe Trupi Koordinues