Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJË: 44 TË PAPUNË KANË FITUAR PUNË PËRMES PUNIMEVE PUBLIKE

13. shtator 2018.

Medvegjë - Komuna e Medvegjës ka nënshkruar kontratë mbi angazhimin e 44 të papunëve në zbatimin e punëve publike. Vlera e kontratës së nënshkruar, e lidhur ndërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit, komunës së Medvegjës, Shtëpisë së Shëndetit në Medvegjë, Spitalit Special të Rehabilitimit "Gejzer" nga Sijarinska Banja dhe Ndërmarrjes Publike "Obnova" nga Medvegja, është 6 milion dinarë.

Një pjesë e kontratës, në vlerë prej 3 milion dinarë, financohet nga buxheti i komunës së Medvegjës, ndërkohë që fondet e mbetura janë të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Nga 44 punonjës, 18 prej tyre do të jenë të angazhuar në pastrimin e deponive, rrugëve, varrezat dhe rregullimin e hapësirave publike në në KP “Obnova", 14 për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, pastrimin dhe eliminimin e mbeturinave në qendrën shëndetësore në Medvegjë, dhe Spitali Special për Rehabilitim në Sinjariska Banjë, dhe 12 prej tyre në pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumit të banjës dhe parqeve, si dhe rehabilitimin e zonës mbrojtëse të burimeve termike në Banjë të Sijarinës.

Ftesa publike do të realizohet në tre muajt e ardhshëm për punëtorët e angazhuar në “Obnova”, ndërsa katër muajt e ardhshëm për punëtorët e angazhuar në qendrën RH në Banjë të Sijarinës dhe Shtëpinë e Shëndetit.

"Kjo është ndarja më e madhe e komunës së Medvegjës për implementimin e punëve publike deri tani. Punët sezonale nuk janë një alternativë e qëndrueshme, ato janë të përkohshme, por ndihmojnë në kapërcimin e këtyre disa muajve, pasi punëtorët e angazhuar janë në sigurim shëndetësor dhe se i ecë stazhi i punës në këto punë. Për mua personalisht, nuk ka kënaqësi më të madhe se të shohë të rinjtët duke u kthyer në Medvegjë ", tha kryetari i komunës Arsiq.

Përfaqësuesi i Shërbimit Kombëtar të Punësimit Goran Jankoviq tha se Medvegja kishte bashkëpunim të mirë në zbatimin e punëve publike dhe se këtë vit komuna ka ndarë shumën më të madhe për punët publike në Rrethin e Jabllanicës.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues