Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJA: PARAQITJA E OBJEKTEVE TË PALEJUARA DERI MË 10 NËNTOR

19. tetor 2016.

Medvegjë – Njoftojmë qytetarët e komunës së Medvegjës që në përputhje me nenin 7 të Ligjit mbi Legalizimin e Objekteve (“Gazeta Zyrtare e RS” nr 96/2015), mund që deri më 10 nëntor të këtij viti, të njoftojnë inspektorin ndërtimor apo kryetarin e komisionit – koordinatorin për regjistrimin e objekteve të palejuara ndërtimore në territorin e komunës së Medvegjës, që kanë objekt të palejuar të ndërtuar.

Sipas njoftimit, komisioni do të dal në vend të ngjarjes dhe të kryej regjistrimin e palejuar të objektit të ndërtuar në listën e individuale të regjistruar.

Luten të gjithë qytetarët që deri më afat të caktuar të njoftojnë inspektorët ndërtimor apo kryetarin e komisionit për objektin e ndërtuar ilegalisht, në mënyrë që komisioni regjistrues të kryej regjistrimin në afatin e caktuar ligjor deri në nëntor të vitit 2016.

Objekti i ndërtuar ilegalist mund edhe gojarisht të paraqiten në zyrat numër 3 dhe 8 në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Medvegjës.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues