Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJA E PASUR ME RESURSVE NATYRORE

8. shtator 2017.

Medvegja – Miniera e arit, plumbit dhe zingut Lece në Medvegjë është në ashtuquajturën falimentim punues për disa vite me rradhë. Pas privatizimit, edhe përveç borxheve të mëdha nuk ka arritur të punojë.

Miniera Lece ndodhet në falimentim të punës prej 2015. Ajo praktikisht ka qenë në qira të njërës fabrikë, përkatësisht kompanisë nga Dubai. Falimentimi është vendosur në maj të këtij viti, falimentimi punues përsëri në qershor dhe kjo praktikisht d.m.th se edhe përpos problemeve të cilat një kompani i ka siç është miniera Lece, ajo mund normal të punoj sepse është në procesin e marrëveshjes me të besuarit.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka biseduar me ndihmësin e ministrit të energjetikës mbi të ardhmen e minieres.

“Zotëriu Sinisha Tanaskoviq edhe unë kemi konkluduar se është në realitet fati i minatorëve sëbashku dhe fati i komunës së Medvegjës, duke marrë parasysh në faktin se kjo minierë punësoj diku rreth 400 punëtorë. Gjithashtu, është e rëndësishme për mbijetesën e asaj që punojnë. Për fat ka shumë kompani të interesuara për blerje, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një minierë shumë të pasur. Pritet që shitja të bëhet kur të arrihen kushtet, sipas mendimit në afat të afërt, kështu që punëtorët gjithë kohën deri në shitje të punojnë zakonshëm dhe në mënyrë të rregullt t`i marrin pagat”, tha Arsiq.

Njeriu i parë i komunës së Medvegjës tha se takim është biseduar edhe rreth resurseve tjera natyrore të cilat janë të lidhura me minieren dhe energjetikën, pikë sëpari rreth hulumtimeve në pjesën e tullerëve ku është parë se ky vend është shumë i pasur me minerale, ari, plumb dhe zing. Gjithashut, është bërë fjalë edhe rreth gurëthyesit i cili mund të jet resurs, gurit të gjysmë çmuar në Buçumetë dhe oniksit të mermerit në Banjë të Sijarinës.

Në takim është konkluduar se sigurisht këtu mund të gjinden investitorët potencial, sepse komuna e Medvegjës është komunë jashtëzakonisht e pasur natyrore.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues