Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJA: ARSIQ KA VIZITUAR STUDENTËT, LAJM I MIRË EDHE PËR PUNËTORËT NDIHMËS

8. dhjetor 2015.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, dr. Nebojsha Arsiq, ditës e parë të punës Fakultetit Juridik dhe Ekonomik në Medvegjë i ka vizituar studentët dhe profesorët.

Studentët dhe profesorët e këtyre fakulteteve kanë pasur mundësinë që të bisedojnë me kryetarin Arsiq, të tregojnë problemet e veta si dhe propozimet në mënyrë që këto fakultete të munden pa pengesa në të ardhmen të funksionojnë.

 „Fakultetet vazhdojnë të punojnë, sepse është qëllim strategjik i komunës sonë që të qëndrojnë të rinjët dhe të ndalet emigrimi i banorëve“, ka thënë Arsiq.

Kryetari i komunës së Medvegjës ka vizituar edhe SHF “Jabllanica e Epërme”, ku ka biseduar me drejtoreshën Sllavica Gjoniq.

Edhe kjo vizitë ka pasur qëllimin e zgjidhjes së problemeve aktuale, në emër të punëtorve të kësaj shkolle  të cilat janë të angazhuar shtesë dhe në fakultet nuk janë paguar, ndërsa ky problem vazhdon që katër vite të plota.
 

“Si kryetar i komunës mendoj që kjo është e pa drejtë e madhe dhe nga sot kjo nuk ndryshohet. Njerëzve të cilët punojnë edhe në shkollën fillore edhe në fakultet, sipas ligjit i përket paga më lartë, ndërsa këtë dallim në të ardhmen do ta finansoj vetqeverisja lokale, gjë që kemi premtuar në fushatën parazgjedhore, ndërsa sot kemi treguar se kemi mbajt fjalën, sepse ekipit tim dhe mua personalisht na mbetet që kjo komunë të gjallërohet dhe përparohet”, ka thënë Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjës.

Drejtoresha e SHF “Jabllanica e Epërme”, Sllavica Gjoniq, ka faleminderuar udhëheqësin lokale e cila është pasqyruar problemin e mëparshëm lidhur me blerjen e kaldajës së re në vlerë prej një milion dinarëve.

„Para fillimit të vitit shkollor të ri, për ngjyrosjen e shkollës kemi fituar rreth 400 mijë dinarë nga kryetari i atëhershëm i Organit të Përkohshëm dhe prej kryetarit tanishëm  të komunës së Medvegjës dr Nebojsha Arsiq. Me këtë ras në emër të gjithë kolektivit e faleminderoj vetqeverisjen lokale e cila është brengosur për problemin tonë“, ka thënë Sllavica Gjoniq, drejtoreshë e SHF „Jabllanica e Epërm“, në Medvegjë.

Burimi: Info Centar dhe Trupi Koordinues