Arkiva e lajmeve
                   

MEDIAT LOKALE PËR TË DREJTAT E ROMËVE

23. janar 2015.

Shtatë redaksitë nga e tërë Serbia, prej të cilave tri nga jugu i Serbisë, në 11 muajt e ardhshëm sëbashku me përfaqësuesit e bashkësisë rome, do të tentojnë të përmirësojnë informimin e romëve rreth mundësive të ofrimit të ndihmës juridike dhe që të shprehin problemet e tyre.

Gazetarët nga shtatë redaksitë të cilat janë anëtare të „Local press-a“, sëbashku me “Civil Right Defenders“, organizojnë projektin, do të vështrojnë aktivitetet e organizatave shoqërisë civile në Bujanoc, Vranjë, Nish, Novi Pazar, Prijepol, Valevë, Loznicë, Negotin dhe Knjazevcë dhe me propozimet dhe tekstet e tyre do të kontribuojnë në avansimin e pozitës së pakicës kombëtare rome.

„Mediat lokale për të drejtat e romëve”, është projekt i cili do të tentojë që përmes mediave lokale të përmirësoj informimin e romëve rreth mënyrave të fitimit të ndihmës juridike pa pagesë, të cilën ndihmë e ofrojnë organizatat e shoqërisë civile, si dhe për problemet e romëve në mjediset lokale.

Promovimi i kulturës rome do të jetë edhe njëra ndër detyrat e gazetarët e „Vranjskih“, të Vranjës, „Јuzhne vesti“ dhe „Rоma Ëorld“-it nga Nishi, si dhe nga gazetarët e mediave tjera lokale.

Gjatë projektit në redaksitë do të angazhohen edhe shtatë nxënës të shkollave të mesme të nacionalitetit rom, të cilët do të mësojnë zanatin e gazetarit dhe me angazhimin e tyre do të kontribuojnë që zëri i popullit të tyre të ndëgjohet në media. Në fund të trajnimit “Local Press”, do të organizohen edhe garat e gazetarëve të rinj dhe do të zgjidhen dy propozimet më të mira duke fituar kompjutor tablet.

Projekti finansohet nga donatori “Civil Right Defenders-а”, ndërsa implementimi i tij do të vendos bashkëpunim më të ngushtë me mediat lokale dhe organizatat e shoqërive civile në fushën e avansimit të drejtave të rome.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues