Arkiva e lajmeve
                   

„ME TAMARËN NË AKSION“ NË JUGUN E SERBISË

24. qershor 2016.

Leskoc – Seriali i dytë i emisionit “Me Tamarën në aksion”, në të cilën renovohen shtëpitë e familjeve të rrezikuara, ndërsa i cili në RTS është emituar nga vjeshta, realizohet në katër rrethe në jugun e Serbisë: Jabllanicës, Pçinjës, Nishavës dhe Toplicës. Me këtë rast dje në kabinetin e kryetarit të Leskocit është mbajtur takim me autorët e këtij TV serialit.

Në këtë takim, përveç kryetarit të Leskocit Goran Cvetanoviq, kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave nga territori i Rrethit të Pçinjës, si dhe kryeshefi i Rrethit të Administrativ të Jabllanicës, Bozhidar Stojilkoviq dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale.

Në njoftimin në ueb faqen zyrtare të serialit “Me Tamarën në aksion”, qëndron ftesa që të paraqiten familjet nga ky territori të cilat jetojnë në kushte të këqija dhe në të cilat është i nevojshëm renovimi i shtëpive. Rregullat e paraqitjes janë: familja duhet të ketë shtëpi/banesë në pronësi; patundëshmëria duhet të jetë 80m2; të dërgohet shkrimi i shkurt tekstual i familjes dhe fotografitë e shtëpisë/banesës – enterieri dhe eksterierip; patjetër duhet të shënohet edhe kontakt telefoni. Paraqitja zgjatë deri më 1 korrik. Është planifikuar që të renovohen shtëpitë dhe kushtet më të mira për jetë për 16 familje.

Të gjithë qytetarët të cilët njohin apo kanë të dhëna rreth familjeve të rrezikuara sociale mund të drejtohen ekipit të serialit përmes e-mailit apo ueb faqes www.stamaromuakciji.rs.

Burimi: Info Qendra dhe Trupi Koordinues