Arkiva e lajmeve
                   

ME SPORT KUNDËR DHUNËS

20. nëntor 2014.

Bujanoc – Në shkollën e mesme “Branko Radiçeviq”, në Bujanoc, është mbajtur edhe një aksion “Me sport kundër dhunës”, të cilin e kanë organizuar Federata e Tenisit të Serbisë, NIS-i, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Ministria e Rinisë dhe Sportit, ndërsa nxënësit kanë pasur mundësinë që të kënaqen në lojrat e “sportit të bardhë”.

Djemët dhe vajzat nga Bujanoci kanë pasur mundësinë që të mësojnë lëvizjet kryesore në tenis dhe në një moment të hyjnë në botën e idhujve të tyre – Novak Gjokoviqit, Jellena Jankoviqit dhe teniserëve tjerë.

Aksioni “Me sport kundër dhunës” edhe njëherë tregon se ka shumë të interesuar dhe është e nevojshme të i’u tregohet më të rinjëve që marrja me sport është mënyr e bukur dhe shëndetshme për argëtim.

Nga fillimi i tetorit, në aksion kanë marrë pjesë më shumë se 4.000 nxënës nga nëntë qytete në Serbi dhe ky aksion do të vazhdohet deri në fund të vitit shkollor.

Fëmijëve përveç ushtrimeve në tenis, do t’i dorëzohen dhuratat të cilat i ka siguruar NIS-I, sponzori gjeneral që shumë vite i Federatës së Tenisit të Serbisë, në kuadër të programit “Energjia e sportit” dhe strategjisë së shoqërore të biznesit të përgjegjëshëm. 

Aksioni “Me sport kundër dhunës”, është mbajtë në Beograd, Novi Beçej, Novi Pazar, Prijepole, Vrnjaçka Banjë, Kralevë, Jagodinë, Kragujevcë, Uzhicë dhe Bujanoc, ndërsa pasojn Vlladiçin Hani dhe Surdulica (25.11), Hërtkovci(03.12), Nova Pazova(11.12) dhe Zajeçari (17.12).

Burimi: FoNet dhe Trupi Koordinues