Arkiva e lajmeve
                   

MË SHUMË TË RINJË NË KËSHILLAT NACIONAL

19. shtator 2014.

Organizata joqeveritare nga Novi Pazari “Urban In“, realizon projektin i cili quhet „Të rinjët aktiv për këshilla nacionale aktive“. Qëllimi i këtij projektit është rritja e pjesëmarrjes së rinjëve në punën e këshillave kombëtare të pakicave, ndikimi i tyre në marrjen e vendimeve për arsye të rritjes së nivelit dhe kualitetit realizimit të drejtave pakicore dhe intergrimin e pakicave në shoqërinë serbe. Projektin e finanson UE-ja, ndërsa ai do të realizohet në territorin e Sanxhakut, jugut të Serbisë (në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Vojvodinë dhe Beograd.

Aktivitetet e projektit janë të ndara në tri grupe. Në grupën e parë janë takimet me pjesëmarrësit e projektit dhe pjesëtarët e këshillave nacional të shqiptarëve, boshnjakëve, hungarezëve, romëve dhe kroatëve, formimi i kualicioneve organizatave të shoqërisë civile, konferencat për gazetarë dhe TV emisionet. Grupa e dytë përfshin aktivitetet e promovimit të punës së këshillave nacional të shqiptarëve, boshnjakëve, hungarezëve, romëve dhe kroatëve, publikimi i shtojcave mujore në gjuhët e pakicave kombëtare në gazetat ditore dhe promovimi i listave jo partiake të pakicave kombëtare. Grupi i tretë i aktiviteteve bazohet në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të pesë këshillave nacionale. Grupi i katërt përfshin aktivitetet lidhur me përcjelljen e kampanjës parazgjedhore dhe zgjedhjeve për këshilla nacional të cilat mbahen këtë vit.

Fokus grup për këtë projekt janë të rinjët aktiv në zyrat për të rinjë dhe organizatat dhe grupet e të rinjëve, përfaqësuesit e këshillave nacional, qeverisjet lokale dhe institucionet tjera relevante në bashkësitë në të cilat projekti realizohet.

Partner i „Urban – In“ – init në këtë projekt është Qendra Beogradase për të Drejtat e Njeriut.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues