Arkiva e lajmeve
                   

MË SHUMË INVESTIME NË RINGJALLJEN E LOKALITETIT TË NJOHUR HISTORIC QYTETI I PERANDORIT

21. tetor 2016.

Leskoc, Medvegjë – Kryetari i Leskocit Goran Cvetanoviq, kryeshefi i Rrethit të Jabllanicës, Bozhidar Stojilkoviq, kryetarët e komunave Medvegjë, Bojnik, Vllasotincë, dhe zëdhënsi i kryetarit të Lebanit, kanë marrë pjesë në takimin e punës në të cilin është biseduar rreth planeve për investimet e përbashkëta në ringjalljen e lokalitetit të njohur historik Qyteti i Perandorit, në afërsi të Lebanit.

Në takim është biseduar për formimin e grupit punues i cili do të mirret me konkurimin për projekte në fondet e UE-së, investimin në infrastrukturë në këtë lokalitet, si dhe promovimin e tij intenziv tek turistët vendor dhe të huaj.

Qyteti i Perandorit apo Justinianit është pjesë e traditës sonë dhe të kaluarës së pasur dhe sëbashku me Viminacijumin, Feliks Romunijanin dhe Qytetin e Konstantinit, Nishin e prezenton si pjesë të rëndësishme të historisë dhe traditës krishtere.
 

Theks të veçant do t`i kushtohet edhe promovimit të Qytetit të Perandorit përmes organizimit të eskurzioneve turistike.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues