Arkiva e lajmeve
                   

ME NDËRTIMIN E FAKULTETIT EKONOMIK, BUJANOCI BËHET QYTET UNIVERSITAR

24. prill 2014.

Memorandumin për mirëkuptim rreth ndërtimit të objektit të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, të cilin do t`a finansoj Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Delegacioni i Unionit Europian në Serbi, e kanë nënshkruar Nagip Arifi, kryetari i komunës së Bujanocit dhe Nanad Vunjak, dekani i Fakultetit Ekonomik të Suboticës. 

Në ceremoninë e nënshkrimit morrën pjesë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, Tomislav Jovanoviq, ministër i arsimit në Qeverinë teknike të Republikës së Serbisë, Majkëll Devenport, shef i Delegacionit të UE-së në Serbi, Peter Burkhard, shef i Misionit të OSBE-së dhe Gram Tyndall, përfaqësus i Zyrës së KB për shërbime projektuese.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pas mbarimit të ceremonisë së nënshkrimit së marrveshjes në Zyrat e KB për shërbime projektuese (UNOPS) në Beograd, ka thënë se Bujanoci me ndërtimin e objektit të Fakultetit Ekonomik do të bëhet qyetet universitar dhe me këtë do të sigurohen kushtet më moderne për mësim në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe zhvillim ekonomik dhe stabilitet politik.

Stankoviq ka theksuar se me ndërtimin e objektit do t`a finansoj UE-ja me 1,2 milion euro, Trupi Koordinues do të siguroj 30 milion dinarë, ndërsa komuna e Bujanocit të tjerat çka do të nevojiten.

Tomisllav Jovanoviq, ministër i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik në Qeverinë e Serbisë ka shprehur kënaqësin me nënshkrimin e dokumentit, duke theksuar se me realizimin e tij, në përputhje me ligjet pozitive dhe praktikën europiana, do të zgjidhet problemi i arsimit të lartë në jug të Serbisë qendrore. Jovanoviq ka thënë se shkollimi i të rinjëve në këtë institucion të lartë arsimor do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik jo vetëm të Bujanocit por edhe tërë rajonit.

Devenport ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje „është bërë ndoshta edhe hapi më i vlefshëm për ndërtimin e institucionit të lartë arsimor në Bujanoc“.

 „Me nënshkrimin e memorandum mirëkuptimit krijohen kushte për zhvillim të mëtutjeshëm të arsimit të lartë në këtë territor në përputhshmëri të plotë me ligjet relative të Serbisë dhe rrespektim të nevojave të qeverisë lokale dhe qytetarëve“, tha ai.

Devenport theksoi se me kënaqësi mund të vërtetoj gadishmërinë e UE-së me Qeverinë e Serbisë për finansimin e ndërtimit të objektit „sa të arrihen të gjitha kushtet juridike dhe teknike“.

 „Ndërtimi i objektit do të i’a bëjë të mundur të rinjëve nga Bujanoci dhe nga i tërë rajoni – shqiptarëve, serbëve, romëve dhe të tjerëve – që të krijojn të drejtën për t’u arsimuar dhe për të zhvilluar potencialin e tyre – mund të planifikojn të ardhmen në vendin e tyre

Burkhard ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes „është hapi kryesor drejt zgjidhjes përfundimtare për paralelen e Fakultetit Ekonomik i cili ndodhet në Bujanoc“.

Ai ka rikujtuar se Misioni i OSBE-së në Serbi, veçanarist zyra e tij në Bujanoc me vite ka punuar për këtë projekt nga fusha e arsimit të lartë i cili krijon shumë mundësi për të rinjët.

Tyndall ka theksuar se Zyra e KB për shërbime projektuese ka mbështetur ndërtimin e objektit të institucionit të lartë arsimor në Bujanoc dhe dëshiron që në këtë projekt të bëhet partner i mirë i UE-së dhe Qeverisë së Serbisë.

Arifi dhe Vunjak gjithashtu kanë shprehur kënaqësi me nënshkrimin e marrëveshje, për të cilin realizim janë dhënë përpjekje të mëdha nga të gjithë të angazhuarit relevant në realizimin e këtij projekti. Arifi ka thënë se „nga sot Bujanoci mund të quhet qytet universitar“, duke thënë se ky insitucion i lartë arsimor do të kontribuojë „edhe në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin politik“.

 „Ku ndërtohen shkolla dhe fakultete, mbyllen burgje“, ka thënë Arifi, duke theksuar se për kjo është bërë tani me nënshkrimine memorandum mirëkuptimit.

Në Bujanoc për tri vite me radhë punon paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, në të cilën momentalisht mësojn 256 student – shqiptar, serb dhe rom, e cila në vjesht regjistron gjeneratën e katërt, kështu që pritet që në vitin e ardhshëm shkollor të ketë 350 stundent.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues