Arkiva e lajmeve
                   

MBROJTJA SHËNDETËSORE SHTESË PËR 861 BANORË TË MEDVEGJËS

10. shkurt 2010.

Shtëpia e shëndetit në Medvegjë në shtatorë të vitit 2009 ka konkuruar në Trupin Koordinues për finansimin  e projektit ,,Ndihma shëndetësore dhe përkujdesja e personave me nevoja të posaqme e posaqërisht të grupeve më të ndjeshme të banorëve” në suaza të Programit për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për programet mbi përmirësimin e gjendjes për më të rrezikuarit. Mjetet në një sumë prej 1.356.500,00 dinarësh u janë lejuar dhe Medvegja në dhjetorë të vitit 2009 ka marrë një auto sanitarë me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore, përcjellja dhe dhënia e ndihmës shtesë posaqërisht grupit të popullatës më të ndjeshme.

,, Deri në këtë moment, me këtë projekt u është dhënë ndihmë shtesë e përkujdesjes shëndetësore e cila përfshinë kontrollim të plotë për 861 persona me nevoja  të posaqme si dhe persona nga kategoria vulnerabile. Përpos kësajë, kemi arritur që të sigurojmë laboratorin komplet (hematogramin dhe analizat biometrike) për 105 persona si dhe preventivën e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjes së sheqerit për 496 persona” delaroi Dr. Dragan Angjelkoviq, organizatorë dhe menaxher aktiviteteve dhe projekteve në Shtëpinë e shëndetit në Medvegjë.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të vazhdojë të përcjellë aktivitetet në projektet e finansuara nga mjetet e tatimëdhënësve së bashku me partnerët e sajë në teren në mënyrë që të ndikojë në përmirësimin e standardit jetësorë të qytetarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.