Arkiva e lajmeve
                   

MBROJTJA DHE MBROJTJA CIVILE PËRSËRI NËPËR SHKOLLA

18. janar 2019.

Beograd - Ministria e Arsimit i ka dërguar një letër shkollave të mesme në Serbi duke i informuar ata se gjatë gjysmës së dytë të vitit, nxënësit duhet të mbajnë dy orë të dedikuara për mbrojtjen, mbrojtjen civile dhe reagimin gjatë fatkeqësive natyrore dhe elementare, shkruan Politika.

Sipas burimeve të Ministrisë së Arsimit, thuhet se nuk do të futet një lëndë e re, por gjatë një viti shkollor në katër orë mësmi kujdestari i klasës në mënyrë facultative do t`i shtjellojë 11 tema, ku gjithashtu mund t`i angazhojë edhe mysafirët nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjithashtu thuhet se disa nga temat që do t`i mësojnë nxënësit janë roli i Ushtrisë Serbe në sistemin e mbrojtjes së vendit, si mund të bëheni ushtar profesionist, obligimi ushtarak në Serbi, tema nga fusha e mbrojtjes civile.

Iniciativa për futjen e trajnimit mbi mbrojtjen dhe mbrojtjen civile në sistemin shkollor është iniciuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues