Arkiva e lajmeve
                   

MBLEDHJA E KËSHILLIT PËR PAKICA NACIONALE: PËR INFORMIMIN E PAKICAVE 21,8 MILIONË DINARË

19. shkurt 2018.

Bujanoc, Beograd – Informimi në gjuhët e pakicave kombëtare mbetet fushë prioritare për financim edhe në vitin 2018, është vendosur në mbledhjen e dytë të Këshillit për Pakica Kombëtare, në krye të cilit gjendet kryeministrja Ana Bërnabiq.

Nga fondi buxhetor për këtë qëllim janë paraparë 21,8 milionë dinarë, gjë që është 12 herë më shumë se në vitin e kaluar, është kumtuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë.

 “Mjetet e deritanishme kanë qenë shumë të vogla dhe jam krenare që pas 15 viteve e kanë aktivizuar këtë fond, ndërsa pastaj në mënyrë të konsiderushme e kanë rritur”, tha Bërnabiq dhe ka shtuar se Qeveria e Republikës së Serbisë do të vazhdojë t`i shtoj përpjekjet dhe mjetet për financimin e pozitës dhe pakicave nacionale të cilat siç thuhet janë resurs i rëndësishëm i Serbisë.

Kryetarja e Qeverisë ka thënë se pritet më shumë projekte dhe programe të cilat janë afirmojnë vlerat e pakicave nacionale.

Në të njejtën mbledhje të këtij këshilli, është prezantuar Projekti Ligji mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit mbi Këshillat Nacionale, të cilat në mes tjerash do të avansojnë transparencën e financimit të pakicave nacionale.

Kryeministrja ka rikujtuar se gjatë këtë viti do të mbahen edhe zgjedhjet për këshilla nacionale të pakicave kombëtare.

Në punën e seancës së dytë të Këshillit për Pakica Nacionale në mandatin e Qeverisë të kryeministres Bërnabiq kanë marrë pjesë kryetarët dhe përfaqësuesit e 21 këshillave kombëtare, u.d së drejtoreshës së Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Suzana Paunoviq, sekretari shtetëror i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, si edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë për Bashkëpunim me Kishat dhe Bashkësitë Fetare.

Roli i Këshillit për Pakica Kombëtare është që të përcjell dhe shqyrtoj gjendjen e realizimit të drejtave të pakicave nacionale dhe gjendjen e mardhënieve ndërnacionale në Republikën e Serbisë.

Burimi: Tanjug, RTS, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues