Arkiva e lajmeve
                   

MBLEDHJA E DYTË E KËSHILLIT DREJTUES TË „PROGRES“-it

28. tetor 2014.

Leskoc – Mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues të programit të PROGRES-it Europian do të mbahet sot në Alleksincë.

Në takim do të prezentohen Raporti hyrës dhe Raporti me punëtoritë hyrëse të Programit. Anëtarët e këshillit do të shqyrtojnë miratimin e aktiviteteve të cilët kanë të bëjnë me barazinë gjinore si dhe dy ftesa për paraqitjen e propozim projekteve për fuqizimin e grupeve dhe për krijimin e dokumentacioneve teknike.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë të Zyrës për Integrime Europiane dhe ministritë tjera relevante, si dhe 34 komuna të cilat marrin pjesë në realizimin e PROGRES-it Europian, përfaqësuesit agjensionove dhe projekteve zhvillimore, shoqërisë civile, donatorët – përfaqësuesit e Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës, ndërsa Zyra për Shërbime Projektuese e Kombeve të Bashkuara – UNOPS, ka rolin e sektarit të Këshillit.

PROGRES-i Europian kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve që janë pak të zhvilluara, përmes forcimit të qeverisjes lokale, krijimin e mjediseve të përshtatshme për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, përmirësimin e zbatimit të përfshirjes sociale dhe politikës të punësimit. Unioni Europian ndan 19,6 milion euro për zbatimin e PROGRES-it Europian, Qeveria e Zvicrrës 4,86 milion euro, ndërsa Qeveria e Serbisë përmes ministrive përkatëse dhe qeverisjeve lokale do të siguroj pjesëmarrjen e mëtejshme në projekte.

Në programin e PROGRES-it Europian janë të kyçura 34 vetqeverisje lokale: Novi Pazari, Ivanjica, Novi Varoshi, Priboji, Prijepola, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperendim të Serbisë, si dhe Prokupla, Bllaca, Zhitoraxha, Kurshumlija, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vranja, Bosilegradi,Bujanoci, Vlladiçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishta, Brusi, Alleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Sëlingu, Babushinca, Bella Pallanka dhe Knjazhevaci në juglindje të vendit.

Burimi: Media Center dhe Trupi Koordinues