Arkiva e lajmeve
                   

MBËSHTETJE NË VLERË PREJ 400.000 EUROVE, PËR NDËRMARRËSITË NË PRONËSI TË GRAVE

30. qershor 2015.

Bujanoc, Preshevë, Medvegjë – Në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të programit të PROGRES-it Europian, të cilët kanë për qëllim mbështetjen e barazisë gjinore dhe rimbëkëmjes ekonomike të grave përmes krijimit të vendeve të reja të punës, është shpallur ftesë publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për fillimin e biznesit në pronësi të grave, të cilin biznes do ta udhëheqin gratë. Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës kanë ndarë gjithsej 400.000 euro për mbështetjen e 40 projekteve. Ftesa publike do të hapet më 24 korrik 2015.

Të drejtë konkurimi në konkurs kanë gratë e papunësuara, të cilët në momentin e shpalljes së ftesës publike janë në evidencën e Shërbimit Kombëtar për Punësim më sëpaku tre muaj pa ndërprerë, kanë vendbanim të përhershëm dhe planifikojnë fillimin e biznesit në njërën ndër 34 komunat ose qytetet në jugperendim dhe juglindje të Serbisë, të cilat vende janë të përfshira në realizimin e programit të PROGRES-it Europian.

„Presim nga gratë të cilave komisioni ua miraton projekt propozimet, që të fillojnë biznesin dhe të udhëheqin biznesin e vet, i cili shpresojmë që do të jetë i suksesshëm edhe pas mbarimit të projektit”, tha Dragan Mlladenoviq, udhëheqës i sektorit për menaxhim të mirë dhe përfshirje sociale në kuadër të programit të PROGRESIT Europian.

Programi do të mbështes bizneset në fushat e prodhimit dhe ofrimit të shërbimeve dhe të gjithë projektet do të zgjidhen përmes procesit transparent dhe konkurues. Projektet do të zgjidhen në bazë të relevancës së tyre, rezultateve të pritura dhe qëndrueshmërisë pas mbarimit të tyre. Shuma më e madhe e mjeteve të cilat mund të ndahen për projekt është 10.000 euro, ndërsa më e vogla 1.500 euro. Realizimi i aktiviteteve në kuadër të secilit projekt të zgjedhur do të zgjatë jo më shumë se 12 muaj, duke filluar nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes, ndërsa të gjitha aktivitetet duhen të realizohen deri më 1 tetor 2016.

PROGRESI Europian nuk do të ndaj mjete të pa kthyeshme, por në shumën e miratuar do të blihen makina, paisje dhe mallra tjerë të qëndrueshëm të cilat janë të nevojshme për fillimin e biznesit. Pas zgjedhjes përfundimtare të projekt propozimit, ndërsa para blerjes dhe porositjes së paisjeve, makinave dhe mallrave të qëndrueshme të kërkuara, sipërmarreset e ardhshme duhet ta fillojnë procesin e regjistrimit të ndërmarrjes në Agjensionin për Regjistra Ekonomik. Shpenzimet e regjistrimit të ndërmarrjeve dhe kontributeve i bartin vet ndërmarrëset.

 “Projektet për mbështetjen e ndërmarrjeve në pronësi të grave kanë për qëllim që t’i ofrojnë mundësinë grave të papunësuara që ta ndryshojnë në të mirë jetën e tyre dhe të familjeve dhe të bëhen shembull pozitiv për gratë tjera në bashkësitë e tyre”, ka thënë Ana Nedelkoviq, bashkëpuntore për menaxhim të mirë dhe barazi gjinore në kuadër të programit PROGRES-i Europian.

Në mënyrë që t’i ofrohen kushteve të konkursit, PROGRES-i Europian në periudhën prej 26 marsit e deri më 8 prill 2015, ka mbajtur shtatë sesione informative në jugperendim dhe juglindje të Serbisë. Gjithashtu, programi në maj ka mbajtur nëntë trajnime për përpilimin e biznis planeve për të gjitha kandidatet e interesuara në qëllim të përgaditjes së paraqitjes së propozim projektit në kuadër të ftesës publike.

Për më shumë informacione dhe për dokumentacionin detal për paraqitje janë të qasura në ueb faqen e PROGRES-it Europian

http://www.europeanprogres.org/pozivi/sr/ .

Burimi: PROGRESI Europian dhe Trupi Koordinues