Arkiva e lajmeve
                   

MBËSHTETJE FINANCIARE PËR 50 FAMILJE ME FËMIJË ME NEVOJA TË VEÇANTA DHE MË SHUMË SE MBI 100 PRINDË TË VETËMBAJTUR

20. dhjetor 2021.

Preshevë - Beograd - 58 familje me fëmijë me nevoja të veçanta dhe 110 prindër të vetmbajtur janë përfitues të projektit të komunës së Preshevës për përkrahje financiare të këtyre dy kategorive sociale.

Përfituesit janë zgjedhur në bazë të një thirrjeje publike, ku 1,227,303 dinarë janë ndarë për ndihmë për familjet me fëmijë me nevoja të veçanta në bazë të aftësisë së kufizuar të fëmijëve, ndërsa 1,300,004 dinarë janë ndarë për prindërit e vetmbajtur në bazë të numrit të fëmijëve.

Ky projekt mbështetet nga trupi Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe është pjesë e politikës sociale të koalicionit qeverisës në Preshevë, i cili është i përkushtuar në përkrahjen e grupeve më të cenueshme sociale.

Burimi: RTV Presheva, Trupi Koordinues