Arkiva e lajmeve
                   

MBËSHTETJA E RËNDËSISHME E SHTETIT NDAJ PRESHEVËS, BUJANOCËS DHE MEDVEGJËS

5. maj 2011.

Bujanovc-Trupi Koordinues i Qeverisë së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vitin e kaluar ka investuar 230 milion në krijimin e parakushtëve për zhvillimin ekonomik të këtyre komunave. Kryesisht është punuar në zgjidhjen e problemëve infrastrukturore: në  renovim dhe në ndërtimin e komunikacionit lokal, përmisimin e furnizimit me uj të pishëm dhe të rrymës, mbështetje ekonomike dhe në rregullimin e qendrave komunale. Për fuqizimin ekonomik komunës së  Bujanocit ju është ndarë më shumë se 100 milionë dinarë, Preshevës - 92 milionë dinarë, ndërsa në Medvegjë është  investuar dyzet milionë dinarë.

Vitin e kaluar, NIP-i nga ky rajon ka mbështetur projekte me rreth 6.5 milion dinarë: Medvegja ka  marrë rreth 3.5 milionë dinarë dhe Presheva  rreth tre milion dinarë.
Në Trupin Koordinues theksohet se në mënyrë të veçant nga fondi i Ministrisë së administratës publike dhe qeverisjes lokale në vitit e kaluar, për zhvillimin e bashksive lokale në tri komunat e lartpërmendura është  financuar me 48 milion dinarë.
Presheva dhe Bujanoci në atë drejtim kanë pranuar nga 17 milion dinarë, ndërsa Medvegja, kryesisht Banja e Siharinës, 14 milion dinarë. Trupi Koordinues i ka siguruar më tepër se 200 bursa për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa të gjithë studentëve, degës së Univerzitetit të Nishit  në Medvegjë, të cilët e kanë regjistruar vitin e dytë, ju është dhënë nga 7 mijë dinar. Banorëve më të varfër të tri komunave, ju është dedikuar nga dy milion dinar për komunë.

Përndryshe, në dhjetë vitet e kaluara, që sa punon Trupi Koordinues, shteti ka investuar në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pesë miliardë dinar apo rreth 70 milion euro. Komuna e Bujanocës në atë periudhë ka pranuar mesatarisht gjysmën e buxhetit të saj vjetor, shuma për Preshevë ka qenë një e treta e buxhetit komunal, ndërsa në Medvegjë kan arritur dy herë më shumë mjete se me ato të cilat i ka pasur në dispozion kasa komunale. Është ndërtuar dhe rrjeti modern i rrugëve në tërë teritorin, janë ndërtuar shkollat, tregje moderne, është rregulluar Banja e Siharinës nga e cila jeton ana e Medvegjës. Në dekadën  e kaluara çdo banor i komunës së Preshevës nga shteti i ka marur rreth 530 euro, gati aq edhe çdo Bujanocas, për deri sa banorët e Medvegjës kanë pranuar më shumë se dy mijë euro.