Arkiva e lajmeve
                   

MBAHET TAKIMI I KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES

4. tetor 2010.

Të hënën më 4. Tetorë është mbajtur takimi i kryesisë së Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq foli për ngjarjet më të rëndësishme në periudhën në mes të dy takimeve, posaqërisht theksoi rezultatet e arritura të Trupit Koordinues në 8 muajt e fundit. Si arritje më të suksesshme të Trupit Koordinues gjatë kësaj periudhe, Milan Markoviq potencoi formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, marrëveshjen për hapjen e spitalit të lindjes në Preshevë, hapjen e fakultetit, miratimin e Qeverisë mbi rritjen e numrit të të punësuarëve në komunat e Serbisë jugore, punën e suksesshme dhe bashkëpunimin me OJQ si dhe realizimin e disa projekteve të rëndësishme të cilat janë të dedikuara përmirësimin e jetës së qytetarëve e posaqërisht për përmirësimin e jetës së rinisë. Pos kësaj është u dhënë fund marrëveshjes për përkthimin e abetares, janë shpërndarë çanta dhe mjete shkollore për nxënësit e klasëve të para, është hapur qendra e renovuar e qytetit të Preshevës.

Si prioritete të Trupit Koordinues, ministri Markoviq theksoi edhe integrimin dhe përmirësimin e kushteve të jetës së përbashkët të të gjithë qytetarëve në Serbinë jugore.

Mirëkuptimi, toleranca dhe durimi janë themele të domosdoshëm të politikës multietnike dhe vetëm në këtë mënyrë mundemi të arrijmë deri te paqa, stabiliteti dhe jeta më kualitative, janë të pajtimit të gjithë anëtarët e kryesisë së Trupit Koordinues.