Arkiva e lajmeve
                   

Mbahet takimi I Grupit Punues për arsim, kulturë, sport dhe informim - 24.06.2009

1. korrik 2009.

Takimi konstituiv i grupit Punues për arsim është mbajtur më 24. qershorë 2009. Është biseduar rreth problemeve më të rëndësishme të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga sfera e arsimit, kulturës, sportit dhe informimit. Udhëheqës i grupit, sekretaresha shtetërore pranë Ministrisë së arsimit Tinde Kovaç Ceroviq deklaroi: edhepse sipas rregullave, rreth arsimit për pakicat kombëtare vendosë këshilli nacional, në rastin e shqipëtarëve ky këshill ende nuk është formuar dhe për këtë arsye të gjitha problemet nga sfera e arsimit të këtyre tri komunave do të zgjidhen përmes grupit Punues.

Përpos Zonjës Tinde Kovaç Ceroviq, grupin punues e përbëjnë edhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviq, Biljana Stojanoviq nga Ministria e arsimit, kryeshefi i sektorit për sport në Ministrinë e rinisë dhe sportit Dragan Tomasheviq, ndihmësja e ministreshës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e kulturës Dushica Zhivkoviq, përfaqësuesja e Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave Jasna Plavshiq si dhe përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për përpilimin e studios së fizibilitetit për hapjen e institucioneve të shkollave të larta në Preshevë dhe Bujanoc, realizimi i të cilit do të ketë një rëndësi të posaqme për planet e ardhshme të Trupit Koordinues si dhe Ministrisë së Arsimit.