Arkiva e lajmeve
                   

MATURANTËT: TË MARTËN TRUMBETARËT, TË ENJTEN DEFILEJA DHE FESTA

29. maj 2017.

Bujanoc – Mësimi për nxënësit e klasave të fundit të shkollave fillore dhe të mesme do të përfundohet më 30 maj, kur maturantët tradicionalisht do të festojnë përfundimin e një niveli edukativo-arsimor.

Sipas fjalëve të drejtoreshës së Shkollës Fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, Gordana Zllatkoviq, në ditën e fundit të shkollës për nxënësit e klasave të teta, në ora 11, arrijnë trumbetarët të cilët në oborrin e shkollës do të presin nxënësit.

Maturantët përmes përcjelljes muzikore më pas do të nisen në drejtim të Sheshit Karagjorgje në qendër të Bujanocit, ku do të festojnë ditët e paharruara në jetë të secilit nxënës.

Festa do të vazhdohet më 1 qershor,  kur pas defilesë solemne do të vazhdojë mbrëmja tradicionale e maturës në restoranin “Keçe” në Bujanoc. Klasën e tetë në SHF “B. Radiçeviq”, këtë vit shkollor e ndjekin 112 nxënës.

Gjithsesi, festë do të ketë edhe në shkollën profesionale “Sveti Sava”. Maturantët e kësaj shkolle menjëherë pas ditës së fundit të mësimit, festën do vazhdojnë më 31 maj, ku do të organizojnë mbrëmjen e maturës në Vrajë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues