Arkiva e lajmeve
                   

Marrëveshje ndërmjet fqinjëve

13. korrik 2012.

Qeveria e re lokale në Bujanoc e përbërë nga Partia Demokratike, grupi i qytetarëve “Stojanca Arsiq” dhe koalicioni rreth Partisë Demokratike është krijuar pa kurrfarë presioni nga anash.Kryetari i komunës së Bujanocit dhe lideri i PD-së Nagip Arifi,tha se ajo është “marrëveshje ndërmjet fqinjëve, shqiptarë dhe serb”. Është më mirë të ulesh dhe të merresh vesh me fqiun se sa të vijnë ndërmjetësues dhe të bëjnë presion në këtë drejtim ka thënë Arifi, i cili beson se është e vetmja mënyrë që qytetarët e komunës së Bujanocit të shohin se ne mundemi të punojmë dhe jetojmë. Bashkësia ndërkombëtare mund vetëm të na ndihmojë, gjithashtu Qeveria e Serbisë dhe të gjithë donatorët tha Arifi dhe theksoi për qeverisjen multietnike në Bujanoc ka qenë dakord edhe deputeti popullor Riza Halimi. Arifi ka thënë se koalicioni në Bujanoc ende është i hapur për partitë tjera që kanë këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Bujanocit.

Qëllimi i përbashkët i partive politike që kanë hyrë në këtë koalicion është që të japim përkrahjen e plotë për zhvillimin e komunës së Bujanocit. Normal se ka probleme, politike dhe të sigurisë, mirëpo ne do të japim kontributin tonë që situata të jetë e qetë dhe stabile në Komunën e Bujanocit” ka thënë Arifi.

Si prioritet i qeverisjes lokale do të jetë zhvillimi ekonomik dhe një Bujanoc më i pastër. Qeveria Serbisë duhet të ketë më shumë vëmendje në Bujanoc tha Arifi, presim përkrahje të donatorëve para së gjithash të programeve nga USAID dhe HELP. Neve na duhet ndihmë që ekonomia jonë të jetë konkurente, jo në nivel të Europës, por së paku në rajon" ka thënë Arifi.

Në pyetjen se si janë raportet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Bujanoc, Arifi ka thënë se probleme ndërmjet banorëve kurrë nuk ka pasur. Këtu në Bujanoc ndërmjet serbëve dhe shqiptarvve kurrë ska pasë probleme, as në kohën e konfliktit të armatosuar në ish Jugosllavi.

Problemet nuk ekzistojnë mes banorëve, por lehtë mund të manipulohet me ata që kanë probleme ekonomike.

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojanca Arsiq ka thënë se "është mirë që koalicioni multietnik në Bujanoc është formuar pa ndërhyrje dhe me kohë. Ne ende pa u mbushuar një muaj kemi krijuar koalicionin dhe kemi arritur marrëveshje koalicioni, kemi konsitutuar qeverisjen lokale dhe kemi zgjedhur organet tha Arsiq.