Arkiva e lajmeve
                   

MAQEDONËT KANË KOTRABANDUAR PULA DHE ZOGJË TJERË

9. dhjetor 2014.

Doganierët në kalimin kufitar të Prohor Pçinjskit kanë parandaluar tentim transportimin ilegal të 40 shpendëve: rosave, pëllumbave, pulave, palluave dhe fazanave, të cilët nuk i takojnë rendit të kafshëve të llojeve të mbrojtura, ka njoftuar Administrata Doganore. Zogjët ka tentuar t’i kontrabandojë, 37 vjeçari me nënshtetësi maqedone, duke i fshehur në bagazh të automobilit të tipit „Pezho”. Ai sëpari doganierëve i kishte thënë se zogjët i kishte marrë në Vranjë dhe më vonë sqaroi se ato i kishte marrë në Nishka Banjë.

Gjat kontrollit të detajuar të automobilit, doganierët kanë kontrolluar bagazhin dhe veturën. Shumicën e zogjëve i kanë zgjetur në kutitë prej letrave, arkat e pllastikës dhe të hekurta të cilat gjendeshin në bagazh, gjithsej kishin qenë 12 rosa, 4 pëllumba, 12 pula, 2 pallua dhe 4 fazana, ndërsa 4 fazana dhe 2 pëllumba kanë qenë të fshehur nën ulesën e shoferit dhe shoqëruesit të shoferit.

Si gjithmonë kur zbulohen trafikimi i kafshëve, doganierët janë konsulltuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor, rrespektivisht Grupin për Zbatimin e Konventës së CITES-it, ashtu që të vërtetojnë për cilat lloje bëhet fjalë.

Pas shikimit të fotografive dhe zogjëve, inspektorët veteriner kanë pohuar se llojet nuk gjenden në listën e llojeve të mbrojtura të CITES-it, mirëpo i kanë marrë edhe i kanë vendosur në karantinë. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për shtetasin e huaj, është zbatuar procedura e shpejtë për kundërvajtje, ndërsa Gjykata për Kundërvatje në Bujanoc ka marrë vendim që shkelësi i veprës për kundërvatje të paguaj denim me të holla.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues