Arkiva e lajmeve
                   

MAJA GOJKOVIQ NË MANASTIRIN PROHOR PCINJSKI

4. nëntor 2021.

Bujanoc - Beograd - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Serbisë dhe ministrja e kulturës dhe informimit Maja Gojkoviq, si e dërguar e presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në kremtimin e festës së manastirit  Prohor Pçinjski. Kjo  ishte edhe ceremonia e fundit e kremtimit të jubileut të madh të 950 vjetorit të ekzistencës së këtij manastiri.

Në ceremoninë solemne, Gojkoviq mori Gramatë e Eparhisë  së Vranjës.

“Letra që mora në emër të Ministrisë së kulturës dhe informimit ka një rëndësi të madhe simbolike dhe na detyron të ndihmojmë në mbijetesën dhe rinovimin e manastireve dhe kishave, si dhe aktiviteteve të tyre kulturore dhe shpirtërore, të vetëdijshëm për rëndësinë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, tha ministrja e kulturës.

Ajo vuri në dukje edhe rëndësinë e ekzistencës së manastirit, si dëshmitar i kohëzgjatjes së popullit, shtetit dhe kishës sonë në ato zona.

 “Nuk ka shumë monumente kulturore në të gjithë botën si ky manastir, i cili në të njëjtën kohë mund të mburret me gati një mijëvjeçar ekzistencë, jetë të vazhdueshme shpirtërore dhe një rëndësi të madhe për të gjithë trashëgiminë kulturore të një kombi”, theksoi Gojkoviq.

Ministri përkujtoi se manastiret deri më sot kanë qenë qendra të jetës kulturore e arsimore, vendtakime, roje të unitetit dhe se manastiret mesjetare serbe karakterizohen nga një shumëllojshmëri stilesh arkitekturore.

 

Ajo shtoi se Kisha Ortodokse Serbe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të krishterë në botë me bukurinë e pamasë të manastireve dhe kishave, si dhe me pasurinë e ikonave dhe afreskeve.

 Shënimin i jubileut të  950 të manastirit Prohor Pcinjski  përfundoi me promovimin e publikimit të botimit të Eparhisë Ortodokse të Vrajës

Burimi: Jugpres, Trupi koordinues.