Arkiva e lajmeve
                   

MAJA DHE MARJANI NGA SËRPSKA KUQA JANË BËRË PËRSËRI ME BINEQ

15. mars 2019.

Bujanoci - Maja (30) dhe Marjani (31) Antiq nga Sërpska Kuqa pranë Bujanocit më 7 mars u bërën me bineqë - një djalë dhe një vajzë, Novaku dhe Neda, dhe kjo nuk do të kishte qenë e pazakontë nëse ata nuk kishin pasur Nikollën dhe Nikodën - binjakët trevjeçar.

Kur mësoi në vitin 2015, se do të bëhej babai i një djali dhe një vajzë, Marjani thotë se ishte pafundësisht i lumtur dhe i befasuar.

Dhe si u ndje kur Maja i tha atij vitin e kaluar se do të bëhen përsëri me binjakë, ai u përpoq të sqaronte.

"Më telefonoi në telefon sepse isha në punë derisa ishte në kontrollim. Unë nuk besoja bukfalisht deri në momentin që më tregoi fotografimin në ultrazë. Dhe unë pash dy pika aty, sikur herën e parë për Nikollën dhe Nikodinën - unë nuk mund të vija në vete, pastaj erdhi lumturia dhe krenaria, çfarë tjetër ", tha Marjani.

Ai tregon se binjakët e parë mund t’i kishin pritur sepse ka raste të tilla në familjen e nënës, por Novaku dhe Neda i kishin befasur ata dhe të afërmit, por edhe mjekët.

Sipas statistikave, shansi për një gjë të tillë ishte 1: 170,000.

"Ata janë të veçantë, natyrisht, dhe gjëja më e rëndësishme për mua është se ata janë mirë dhe të shëndetshëm, sikur vëllai dhe motra e tyre më vjetër" thotë Marjani.

"Tani na presin netët pa gjumë, me binjakë keni gjithçka të dyfisht, gëzim dhe shqetësim, tani tek ne është katërfishuar", thotë Marjani.

Sa shumë mund të jetë e vështirë që t’i rrisin dhe sigurojnë gjithçka që është e nevojshme për Marjanin, një ekonomist i diplomuar i papunësuar, mbetet të shihet.

"Unë mendoj se çfarë na pret, e di që nuk është e lehtë me një fëmijë të vetëm, por paramendoni me katër. Sidoqoftë, gruaja ime punon në një kompani private, këtu janë edhe prindërit e mi me të cilët jetojmë dhe që na ndihmojnë me fëmijët dhe në çdo mënyrë tjetër, gjithçka do të jetë mirë ", përfundoi babai krenar.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues