Arkiva e lajmeve
                   

LETRA E ZORAN STANKOVIQIT DREJTUAR QYTETARËVE TË KOMUNAVE PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË (2013)

30. dhjetor 2013.

Të nderuar,

Pas më shumë se një viti që kur jam emëruar si kryetar i Trupit Koordinues në Qeverinë e Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është vazhduar dhe përparuar për zgjidhjen e problemeve më të rëndësishme jetsore të qytetarëve në këto treva. Në këtë periudhë kam provuar që së bashku me liderët politik shqiptar të gjejmë zgjidhjen e problemeve ekonomike, sociale, arsimore dhe të gjitha problemeve tjera të cilët ata i kanë definuar si pengesa të cilat do të duhen të zgjidhen në mënyr që qytatarët të jetojnë më mirë, për realizimin e të cilave kontribut të plotë ka dhënë  Qeveria e Republikë së Serbisë nëpërmjet Raportit shtatë pikësh. Në Raport gjinden përfaqësimi-integrimi në institucionet shtetërore, rimëkëmbja ekonomike, mbrojtja shëndetsore dhe sociale, arsimi, kultura dhe mediat, përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimi në sistemin gjyqësor, sigurisë dhe masat për krijimin e besimit. Realizimin e këtij Raporti e kemi filluar me bisedimet e suksseshme dhe konstruktive me Ministrinë e Shëndetësisë dhe duke i vazhduar me Ministrinë e Drejtësisë. Edhe pse ka pasur ngecje në bisedime, pritjet e mija janë se gjërat do të ndryshojnë në këtë vit të ri  dhe se së bashku do të gjejnë mënyra për të vazhduar për zgjidhjen e të gjitha çështjeve

Në të njëjtën kohë, të udhëhequr nga parimi se të gjithë qytetarët e këtyre komunave janë njësoj të rëndësishëm, jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të jetës politike serbe nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Gjatë vitit të kaluar kemi vizituar të gjitha fshatrat në këto tri komuna me shumicë serbe dhe jemi përpjekur për të zgjidhur problemet e tyre. Ndër të tjera, përveç papunësisë së lartë, ne jemi përballur me problemin e hedhjes së mbeturinave dhe ristrukturimit të deponisë në Rakovcë, ndërsa gjatë përmbytjeve të cilët kanë ndodhur në Preshevë dhe Bujanoc me daljen nga shtrati të lumit Moravica, e cila fatkeqësi natyrore më së shumti e goditi fshatin Levosojë, Trupi Koordinues ka arritur që të siguroj 7 milion e 455 mijë dinarë nga buxheti i Qeverisë së Serbisë dhe të paguaj qytetarëve pagesën e plotë të dëmit në këto dy komuna. Është shumë e rëndësishme që jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit politik të cilët përfaqësojnë interesat e partive parlamentare në jetën tonë politike dhe se këta janë të njoftuar me të gjitha qëllimet tona dhe se në mënyrë aktive marrin pjesë në të gjitha vendimet. Theksoj se Trupi Koordinues prej tyre ka mbështetje të madhe, mirëpo edhe ne gjithmonë jemi të hapur dhe të gatshëm për ti ndihmuar në të gjitha çështjet me të cilat ata ballafaqohen.

Siç e dini, Shërbimi i Trupit Koordinues edhe gjatë vitit 2013 ka shpallur konkurs për ndarjen e mjeteve të pa kthyeshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me nje shumë prej 60 milion dinar. Pas përfundimit të konkursit 22 ndërmarrës kanë përfituar këto mjete, edhe atë 10 ndërmarrës nga komuna e Bujanocit, 8 nga komuna  e Preshevës dhe 4 nga komuna e Medvegjës. Gjithashtu edhe për vitin 2014 për të njejtin qëllim janë paraparë 60 milion dinar. Realizimi i këtij projekti është i një interesi të veçant, dhe rezultati i këtij projekti është se do të shtohet numri i të punësuarve, dhe zhvillohen lidhjet më efikase të tregut në mes ndërmarrsve lokal atyre rajonal, nacional, dhe ndërkombëtar, me qëllim zhvillimin ekonomik.

Në Universitetin e Novi Sadit studiojn 32 të rinjë nga Bujanoci dhe Presheva të cilët marrin bursa nga Shërbimi i Trupit Koordinues për të tretin vit radhazi, me një shumë prej 45 dinarëve në muaj. Janë siguarar edhe këtë vitë për të pestën herë radhë janë siguruar bursat për nxënësit e shkollave të mesme, nga familjet me të ardhura jo të mira materiale. Bursën e marrin 284 nxënës, dhe secili prej tyre merrë nga 6000 dinarë në muaj deri në qershor të këtij viti. Është vazhduar më projektin “ Shkolla e gjuhës sërbe”, në Bujanoc dhe Preshevë. Për nxënësit  e shkollave fillore çdo vitë më 1 shtator ndajmë çanta dhe mjete shkollore. Deri më tash i kemi gëzuar për 5 vite me radhë më shumë se 5500 voglush. Shërbimi i Trupit Koordinues tri vite me radhë ka në mendje projektet për zhvillimin e arsimimit të lartë në këto tri komuna prandaj në vitin 2009 në Medvegjë janë hapur paralelet  e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Universitetit të Nishit. Për studentët shqiptar kemi siguruar përkthimin e librave për tri vitet e para, dhe çdo vitë kemi ndarë bursa për ata të cilat e kanë fituar kushtin për tu regjistruar në vitin e ardhshëm. Paralelja e ndarë e Fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc ka regjistruar këtë vitë gjeneratën e tretë të studentëve, dhe për studentët të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën shqipe i kemi sigurar përkthimin e teksteve.

Shërbimi i Trupit Koordinues së bashku me Këshillin Nacional të Shqipatrëve në tri vitet e fundit ka kontribuar në sigurimin e 88 tekstve në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore. Përveç ofrimit të ndihmës në sferën e arsimit, Trupi Koordinues ndanë edhe mjete financiare për pushtet lokale, dhe ndanë ndihma për familjet e rrezikuara.

Zhvillimi ekonomik i Preshevës, Bujanocit dhe Medvedjës, është njëri nga prioritet kryesore i Trupit Koordinues dhe Qeverisë së Republikës së Sërbis. Si vazhdimsi e aktiviteteve në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve, në mujan prill  të vitit të kaluar është mbajtur përherë të parë Panairi i potencialeve investive në Beograd. Që nga fillimi i vitit të kaluar Trupi Koordinues është marrë me rilindjen e fabrikës “Gumoplasika” e cila dikur ka qenë gjigant i zhvillimit ekonomik të Bujanocit. Ndaj kësaj fabrike në vitin 1998 është filluar procedura e falimentimit. Me përpjekje të përbashkëta të Qeverisë së Republkës së Sërbis dhe Trupit Koordinues “ Gumoplastika” pas 15 viteve ka dalur nga falimentimi. Hapi i ardhshëm  është gjetja e investitorëve me qëllim të rilindjes së kapacitetit prodhues të kësaj fabrike.

Këto janë vetëm disa nga sukseset e përbashkëta të cilat i kemi arritur në vitin 2013. Dëshiroj të paralajmroj vazhdimësin e politikës së Trupit Koordinues, në sferën e rimëkëmbjes ekonomike dhe punësimit, si dhe arsimit dhe punës me të rinjët, punësimin dhe mbështetje në zhvillimin e sektorit civil.

I faleminderoj mediat të cilat përcjellin secilin aktivitet që ne kemi. Bashkëpunimin tonë shumë të ngusht do ta vazhdojm edhe në periudhën e cila është para neshë.

Vëmendje të veçant Trupi Koordinues do ti kushtoj në rritjes dhe forcimit të zhvillimit ekonomik të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

I ftoj të gjithë qytetarët, përfaqsuesit e administratave lokale, partive politike dhe  organizatave tjera që me ndihmën e organeve shtetërore, respektimin e plotë të Kushtetutës, ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat por edhe detyrat e secilit, bashkarisht të zgjidhim të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me jetën punën dhe përmirsimin e kualitetit jetsorë. Me shpresë që nëpërmjet punës së përbashkët do të i mundësojm njerzve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të jetojnë një jetë më të mirë, më të lumtur dhe me më shumë perspektiv, Ju dëshiroj fatë individual, familjar dhe profesional

Ju dëshiroj që viti 2014 të jetë vit i suksesshëm.

Me respekt

Kryetari

Prof dr Zoran Stankoviq