Arkiva e lajmeve
                   

LETËR QYTETARËVE - 29.12.2021.

29. dhjetor 2021.

Të nderuar qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,

Me ne është edhe një vit i vështirë pandemik. Për ne në Trupin Koordinues është edhe më e vështirë sepse na ka lënë kryetari ynë, profesori dr. Zoran Stanković. Profesor Stanković ishte mishërimi i mirësisë dhe parimit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës. Ne në Shërbimin e Trupit Koordinues do të vazhdojmë të punojmë në rrugën e tij. Do të vazhdojmë të ndihmojmë zhvillimin ekonomik të komunave, të zgjidhim problemet në arsim, të mbështesim të rinjtë dhe zhvillimin e sektorit civil.

Të nderuar bashkëqytetarë, në këtë mënyrë ju njoftoj shkurtimisht për punën tonë. Në vitin e kaluar janë investuar mbi 212 milionë dinarë në infrastrukturë, asfaltim të rrugëve, rikonstruktuimin e rrjeteve të vjetërsuara të ujësjellësit dhe kanalizimeve, objekte me rëndësi kyçe për Preshevën, Bujanocin dhe Medevegjën. Nëpërmjet fondeve të pakthyeshme prej 40 milionë dinarë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kemi ndihmuar edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Për shpenzimet e udhëtimit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme kemi siguruar gati katër milionë dinarë, ndërsa për të gjithë nxënësit e klasës së parë kemi dhuruar çanta dhe pajisje shkollore në vlerë prej më shumë se 2 milionë e 200 mijë dinarë.

Për shkak të vitit objektiv të vështirë  pandemik, Shërbimi i Trupit Koordinues ka ndihmuar shtëpitë e shëndetit në Preshevë, Bujanoc dhe Banjë të Sijarinës dhe çerdhet "8 Marsi", "Gëzimi Ynë" dhe "Rinia" në vlerë të përgjithshme prej 2.256.260 dinarë. Kemi dhënë bursa për 300 nxënësit me vlerë prej 10 milionë e 800 mijë dinarë. Sa herë që kemi pasur mundësi kemi dhënë ndihmë të njëhershme dhe kemi dhuruar fonde për më të rrezikuarit në shoqërinë tonë. Prindërve të vetëmbajtur, fëmijë me aftësi të posaçme, fëmijët romë dhe të varfër. Për këtë qëllim vitin e kaluar kemi shpenzuar 8.5 milionë dinarë.

Përfundimisht, në fund të vitit, së bashku me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe për Dialog Shoqëror kemi rifilluar bisedimet me përfaqësues të komunitetit shqiptar për çështje të rëndësishme. Fillimisht hapëm temën e arsimit dhe folëm për tekstet në gjuhën shqipe dhe dhënien e provimeve për licenca. Në këtë drejtim, Trupi Koordinues ka siguruar mjete me vlerë prej 1.165.430 dinarë për projektin e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare “Tekstet shkollore për komunitetin shqiptar 2021”.

Të nderuar qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në vitin e ardhshëm ju uroj paqe, shëndet dhe suksese në të gjitha drejtimet.

Përzemërsisht,
u.d drejtoreshë e Shërbimit të Trupit Koordinues
Danijela Nendić