Arkiva e lajmeve
                   

LESKOCI DHE MEDVEGJA NË FORUMIN E PARË SERBO-HOLANDEZ PËR UJIN DHE ENERGJINË

25. prill 2019.

Medvegjë - Përfaqësuesit e qytetit të komunës së Leskocit dhe Medvegjës kanë marrë pjesë në forumin e parë serbo-holandez "Uji dhe Energjia 2019" në Beograd, ku më shumë se nëntëdhjetë kompanitë diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë holandeze që janë bartësit e teknologjive të përparuara në fushën e mbrojtjes së mjedisit, energjisë të rinovueshme dhe përpunimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura.

Në forum morën pjesë përfaqësuesit e Leskocit, u.d drejtori i NPK "Vodovod", Branislav Stankoviq dhe drejtori i Njësisë për realizimin e projektit CPPOV dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Leskoc, Maja Millosheviq Milojiq, ndërsa Medvegjën e kanë përfaqësuar kryetari i komunës Nebojsha Arsiq dhe kryeshshefja e Departamentit për Inspektim, Jadranka Qiriq.

Qëllimi i Forumit është mbështetja e Qeverisë së Holandës përmes ministrive kompetente të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, NPK "Srbijavode”, fondet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore për qeveritë lokale në realizimin e projekteve në mbrotjtjes e mjedisit jetësor: projekti i trajtimit të ujërave të zeza dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta.

kompanitë holandeze ishin të interesuar në ujë gjeotermal në Sijarinska dhe bisedoi me kompanitë për prodhimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, si dhe me kompaninë për parqet metro.

Ambasadori hollandez në Serbi, Henk van der Dol me këtë rast u shpreh i kënaqur me organizimin e forumeve të biznesit dhe theksoi se Holanda është një nga investitorët më të mëdhenj në Serbi dhe se është i pranishëm në shumë sektorë, por se sektorët e ujit dhe të energjisë janë në mesin e zgjerimit më të rëndësishëm të bashkëpunimit.

 "Kemi çka për t`i ofruar Serbisë duke marrë parasysh se ne jemi një vend që përballet me një numër sfidash. Ne jemi një vend i vogël, një e treta e sipërfaqes sonë është nën nivelin e detit. Ne luftojmë kundër ujërave dhe jetojmë me ujë", tha ambasadori. Ai shtoi se takimi i fundit me kompanitë më të mëdha holandeze ishte gjashtë vjet më parë, dhe se pret zgjerimin e bashkëpunimit dhe kontakteve të shpeshta.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues