Arkiva e lajmeve
                   

LENI GJURMË

22. shtator 2010.

„Forumi rinorë për edukatën e Romëve’’ nga Bujanoci në suaza të projektit ,,Leni gjurmë’’ i cili mbështetet nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të shtunën më 18.09 ka mbajtur njërën ndër katër aksionet e planfikuara.

Pas trajnimeve dhe punëtorive të zhvilluara, pjesëmarrësit e projektit, kanë paraparë fushatën me titull ,,Informohu’’. Qëllimi i këtijë aksioni ka qenë që qytetarët e Bujanocit, para së gjithash të rinjët, të informohen në lidhje me prevencionin e sëmundjeve ngjitëse sexuale. Në suaza të këtijë aksioni pjesëmarrësit e projektit kanë shpërndarë broshure dhe prezervativa në qendër të Bujanocit.

Aksioni i ardhshëm me titull ,,Pastrimi dhe rregullimi i zonës së këmbësorisë në liqenin e Bujanocit’’ do të organizohet më 25 shtatorë.