Arkiva e lajmeve
                   

LEHTËSIMI I QASJES NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PËR KOMUNITETIN ROMË NË JUG TË SERBISË

31. maj 2013.

Vranje - OJQ "NEKSUS" nga Vranja në shkurt të vitit 2013 filloi zbatimin e projektit "Lehtësimi i qasjes në kujdesin shëndetësor për komunitetin Romë në Serbinë jugore."Projekti është financuar nga Karitas fundacioni i Luksemburgut dhe aktivitetet e projektit do të bëhen nga shkurti i 2013 deri në janar të vitit 2014, në Vranjë, Vranjska Banjë dhe në Bujanoc.

Qëllimi i projektit është që të përmirësojn statusin e kujdesit shëndetësor të grupeve të cënueshme duke u fokusuar në nacionalitetin Romë në Serbinë jugore si dhe për të përmisuar aftësin e grave dhe të moshuarve për të kujdesur për shëndetin e tyre dhe ngritjen e vedisimit te të rinjtë për të kujdesur për çështjen shëndetsore.

Qasja e përdorur për të arritur rezultatet e punës së projektit për shëndetin, ku do të kryejnë një shumëllojshmëri të aktiviteteve edukative dhe të organizojnë ngjarje për moshatarët si dhe aktivitete për bashkësi që në këtë mënyrë të lehtësojnë grupet e cenueshme dhe të kenë qasje më adekuate për kujdesin shëndetsor. Përfaqësuesit e OJQ-së Neksus do të kenë mundësi për të ndjekur bashkëpunimin me ta dhe për të thelluar partneritetin me përfaqësues të shëndetësisë, institucioneve tjera relevante si dhe me organizata.

Në aktivitetet e projektit do të përfshihen 10 aktivistë nga komuniteti dhe rreth 1.120 të rinjve, gra dhe të moshuar. Efektet e këtij projekti do të arrijë të paktën 3.000 njerëz, të cilët do të përfshihen në prezantimin arsimor si dhe aktivitetet promovuese, për të cilin do të arrij mesazh në lidhje me vlerat e këtij projekti.

Burimi: NVO NEKSUS, Vranje