Arkiva e lajmeve
                   

LAJMËRIM - 12.11.2021.

12. nëntor 2021.

Trupi koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bashkëpunim me Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe Dialogu social, organizon dialogun shoqëror “Plani shtatëpikësh, tema arsimi” më16 nëntor të vitit 2021 në Bujanoc. Dialogu do të mbahet në hapësirat e fakultetit Ekonomik nga Subotica - dega në Bujanoc, me fillim nga ora 10:00.

Është planifikuar që në pjesën hyrëse të takimit të marë fjalën ministrja e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe dialogut social Gordana Comiq, nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Branko Ruzhiq, shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu dhe kryetari i këshillit nacional të shqiptarëve, Ragmi Mustafa.

Pas përfundimit të dialogut në ora 13:30 në ndërtesën e fakultetit, pjesëmarrësit e dialogut do të japin deklarata përfaqësuesëve të mediave

Po ashtu, në kuadër të vizitës dyditore të punës në Bujanoc, ministrja Gordana Comiq më 15 nëntor në ora 17:30 do të mbajë ligjëratë para studentëve të Fakultetit Ekonomik të departamentit në Bujanoc dhe do të bisedojë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave në kuadër të ministrisë së drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe dialogut social.