Arkiva e lajmeve
                   

LAJM I MIRË PË “FRILANSERËT” (TË LIRËT): PAGESA E PËRVOJËS SË PUNËS DHE VËRTETIMI I LIBREZAVE TË SHËNDETIT PËR ATA QË PUNOJNË PËR TË HUAJT NGA SHTËPIT E TYRE

16. dhjetor 2019.

“Frilanserët” të lirët të cilë nga Sërbia  punojnë për të huajt që nuk janë të regjistruar në vendin ton mundë të paguajn përvojën e punës dhe të vërtetojnë librezën e shëndetit, gjë që më herët nuk kanë mundur.

Duke pasur parasysh numrin në rritje të frilanserëve që punojnë për të huajt nga shtëpitë e tyre në Serbi duke përdorur telefona dhe kompjuterë si në Angli, Amerikë, Kanada etj. në ndryshimet dhe plotësimet e  sigurimit të pensionit invalidor, shteti ka vendosur t'i fusë në rrjedhat legale ligjore, shkruan "Politika".

Kështu, më 15 dhjetor  hyn në fuqi ligji i ndryshuar që përcakton statusin e personave që punojnë në vendin tonë për një punëdhënës të huaj, i cili nuk ka një zyrë të regjistruar këtu.

Me këtë ligj frilanserët do të futen  në sigurim në cilësinë e të siguruarit për veprimtari të pamvarur.

Neni 12 i ligjit ekzistues propozon futjen e një kategorie të re të personave të siguruar për veprimtari vetanake  nën nenin që thotë "personat që punojnë në teritorin e Serbisë për një punëdhënës të huaj që nuk është i regjistruar në Serbi,  tek i cili për punën e kryer perfiton përfitimet e kontraktuara, nëse nuk janë të siguruar gjatë asaj kohe , të ashtuquajturat frelansera, tani ata mund të jenë ".

"Kjo do të thotë që ata të gjithë do të jenë në gjendje të japin kontribute në fondin PIO, dhe në të njëjtën kohë ata gjithashtu do të mbulohen nga sigurimet shëndetësore," shtoi Jasna Petrovic Stojanoviç për politikën. Duke vepruar kështu, ata do të rregullojnë statusin e tyre dhe do tju llogaritet përvoja e punës për aq kohë sa paguhen.

Kryetari  i Unionit të sindikatave të pavarura të Serbisë Ljubisav Orbovic e mirëpret këtë propozim dhe thotë se është e rëndësishme që të rinjtë që bëjnë këto punë të kuptojnë rëndësinë e vërtetimit të librezës shëndetësore dhe pagesën e kontributëve.

Burimi: Politika, Blic, B92 dhe Trupi Koordinues