Arkiva e lajmeve
                   

KUZHINJERËT E RINJË NGA”SVETI SAVA” SOLLËN EDHE NJË MEDALJE TË ARTË

30. nëntor 2021.

Bujanoc - Beograd - Nxënësit e gjimnazit të Bujanocit "Sveti Sava" nga drejtimi i kuzhinës fituan medalje të artë në garën e përgatitjes së turshive për dimër, të mbajtur në Nish.

Gjimnazistët Manuela, Bogdan, Despot dhe Mihajlo dhe profesoresha dhe  e tyre e kuzhinës Jelena Trajkoviq, nuk e fshehin lumturinë dhe kënaqësinë e tyre për arritjen e plasmanit  në garë.

“Besova se mund të fitonim një medalje, por nuk e prisja një medalje të artë, ndaj jam shumë e gëzuar për këtë sukses dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi më shumë gara të tilla”, thotë Manuela Avdulji, nxënëse e klasës së tretë. .

"Kjo është gara ime e parë dhe çmimi më befasoi, sepse konkurrenca ishte e madhe, por kompoti jonë nga mushmulla i tejkaloi gjithçka," thotë Bogdan Bogdanoviq, një nxënës i klasës së dytë, i cili ndihmoi ekipin të fitonte medaljen më të mirë me një recetë të e gjyshes së tij.

Edhe profesoresha Jelena Trajkoviq konfirmon se kompoti nga mushmulla na ka gëzuar dhe ka fituar simpatinë e anëtarëve të jurisë

“Ne ishim specifikë për atë produkt sepse asnjë ekip nuk kishte kompot, dhe juria ishte veçanërisht e kënaqur sepse ishte një risi që erdhi nga kuzhina e shkollës së mesme nga nxënësit e rinj që janë në garë për herë të parë”, tha profesoresha Trajkoviq.

Ajo theksoi se ky është një konkurs tradicional dhe se pregaditjet për ushqumet e dimrit janë bërë sipas recetave të vjetra të gjysheve dhe stërgjysheve, të cilat, siç thotë ajo, kalohen brez pas brezi dhe mbahen sekret.

“Kompoti nga mushmulla  bëhet sipas recetës së gjyshes së Bogdanit dhe ne mundohemi ta ruajmë dhe ruajmë sa më shumë traditën, siç përgatitnin gjyshet tona. Ne promovojmë edhe mënyrën më të shëndetshme të ushqyerjes”, thotë profesori.

Për suksesin e ekipit të shkollës, është shprehur e lumtur edhe drejtoresha e shkollës, për të cilën, siç thotë ajo, pritej ky sukses.

“Ne përpiqemi që nxënësit tanë të përcjellin çdo ngjarje të tillë dhe për gëzimin tim të madh, ata gjithmonë na gëzojnë me lajme të mira”, tha drejtoresha Joviq.

Në konkursin “Gastro turshia më e mirë e dimrit 2021” organizuar nga Shoqata e përfaqësuesve të hotelierisë dhe turistike nga Nishi, Svetosavasit garuan në kategorinë e përgatitjes së turshive të dimrit të kripura dhe të ëmbëla.

Si një nga pjesëmarrësit më të rinj, ata përgatitën një lloj surprize duke fituar vendin e parë në konkursin e 30 pjesëmarrësve senior.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues