Arkiva e lajmeve
                   

KUZHINA POPULLORE E KRYQIT TË KUQ NË BUJANOC VAZHDON TË PUNOJ

27. janar 2017.

Bujanoc – Përshkak të kohës së gjatë me borë, akull dhe temperatura shumë të ulta gjatë dimrit, kryqi i Kuq i Bujanocit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Serbisë, shqyrton mundësinë e vazhdimit të punës për edhe një muaj të Kuzhinës Popullore.

„Me këtë program të Kuzhinës Popullore është paraparë edhe punë e saj nëntëmujore. Kjo është periudha kur shfrytëzuesit e kuzhinës nuk kanë mundësi të sigurojnë perime dhe artikujt tjerë ushqimor, të cilat dalin gjatë muajve të pranverës dhe verës. Duke marrë parasysh situatën e rëndë momentale të kohës, përpiqemi që përmes ndihmës së Kryqit të Kuq të Serbisë, të krijojmë kushte që Kuzhina Popullore në Bujanoc të vazhdoj punën e saj edhe gjatë prillit të këtij viti”, tha sekretari i Kryqit të Kuq në Bujanoc, Branisllav Lazareviq.

Ai deklaroi se Kuzhina për çdo ditë përgadit 1.200 shuajtje të nxehta të cilat përbëhen nga gjysmë litre gjellë të zier dhe gjysmë bukeje. Përveç pikës në kuadër të Kryqit të Kuq, ushqimi distribuohet dhe në fshatin Tërnoc i Madh, Nova Nasellë dhe në pikën Salvadore në Bujanoc.

 „Përveç dhjetë artikujve themelor, të cilat i siguron Qeveria e Republikës së Serbisë, ne në Kryqin e Kuq në Bujanoc sigurojmë edhe apo aq artikuj, por që dhjetë vite nuk marrin për atë mjete të duhura nga buxheti i vetqeverisjes lokale. Bujanoci është e vetmja komunë në Serbi e cila financiarisht nuk e ndihmon punën e kuzhinës popullore”, thekson Llazareviq.

Nuk janë harruar as personat të rrezikuar social në bashkësitë e tjera lokale në territorin e komunës së Bujanocit, ku nuk ka shpërndarje të shuajtjeve të nxehta nga kuzhinat popullore të Kryqit të Kuq.

Me ndërmejtësimin e kryetarit të bashkëive lokale, amviserive të rrezikuara sociale në fund t ëvitit dhe në fillim të këtij viti iu janë ndarë 800 pako ushqim dhe po qa pako mjete higjienike.

Gjatë ditëve të fundit Kryqi i Kuq ka ndihmuar amviseritë në vendet malore të përfshira nga bora në komunën e Bujanocit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues