Arkiva e lajmeve
                   

KUZHINA E AFGANE, IRANIANE DHE SERBE TEK LEVKO

23. tetor 2018.

Bujanoc - "Ushqimi na afron" ishte motoja e një lloj të performancës kulinare në restorantin Levko në Bujanoc.

Nxënësit e shkollës së mesme "Sveti Sava" dhe shokët e tyre emigrantë me nënat e tyre kanë përgatitur specialitetet e tyre kombëtare në kuadër të projektit "Sëbashku jemi më të fortë".

Projekti u realizua nga shkolla "Sveti Sava", dhe në tryezën e madhe ka pasur specialitete të kuzhines afgane, iraniane dhe serbe të destinuara për mysafirët e shkollës, duke përfshirë edhe emigrantët që aktualisht qëndrojnë në Bujanoc.

Profesorja Ivana Mitroviq, e cila drejton projektin, shpjegon se specialitetet janë përgatitur nga katër nxënës dhe prindër, nën syrin e profesorit të kuzhinierit Bojan Mitiq.

"Kuzhina jonë u përfaqësua nga „gravçe tavçe“ me suxhuk, peshk i fërguar, sallatë me patate, oredever, sallatë të përzier, dhe për desert ëmbëlsira strudels dhe torta e gjyshes", tha profesori Bojan.

Mysafirët nga Irani dhe Afganistani u paraqitën me ushqimet e tyre të cilat karakterizohen me erëzat e veçanta lindore: ata përgatitën kebap, oriz në disa mënyra, perime të fërguara në skarë, mish pule dhe sallata të ndryshme.

Me pije freskuese në gazmendin e fëmijëve mysafirët e gëzuar janë argëtuar duke shijuar tre kuzhina nacionale në ambientin e bukur të Restorantit Levko.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues