Arkiva e lajmeve
                   

KUVENDI KOMUNAL I BUJANOCIT KA MIRATUAR BUXHETIN PËR VITIN 2014

23. dhjetor 2013.

Kuvendi komunal i Bujanocit, të premten e ka miratuar buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2014, i cili është 933.808.000 dinarë.

Kryetari i kuvendit komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu gjatë diskutimit ka thënë se ky  buxhet është për zhvillim të komunës dhe se duhet më shumë për të punuar në rritjen e të ardhurave.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili është kompetent për të ardhurat dhe shpenzimet e komunës, ka thënë se buxheti është rritur duke u bazuar në të ardhurat.

„Buxheti nuk është ideal, mirëpo është real, dhe mu për këtë nuk i kemi rritur taksat komunale të cilat do të kishin qënë barrë për qytetarët. Do të realizojm projektet tona të cilat kanë për qëllim zhvillimin e komunës“, ka thëne Arifi.

Ragmi Mustafa, këshilltar i partisë opozitare, Partisë për Veprim Demokratik, ka akuzuar qeverisjen lokale se buxheti i komunës për vitin 2014, është 57 milion dinarë më i ulët, çka edhe i brengos qytetarët. Ai poashtu përmendi edhe problemin e emitimit të RTV të Bujanocit, i cili ka shpenzime të mëdha.

 “Sa i përket transmetimeve të programeve të RTV, duhet të ketë konkurenc të hapur dhe se në konkurset për projekte mediale, të zgjedhen ato mediume të cilat ofrojnë shuma më të ulëta”

Seanca e kuvendit komunal të Bujanocit do të vazhdoj me punën, ku do të diskutojnë për shkarkimin e udhëheqësis të ndërrmarjes publike “Komunalia”, e cila është barrë e madhe për buxhetin e komunës për shkak të borxheve të ksaj ndërrmarjeje.

Buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2013 ka qenë 971.801.000 dinarë, kurse buxheti i vitit 2014 është 57 milion dinarë më i vogël.

Burimi : Titulli dhe Trupi koordinues