Arkiva e lajmeve
                   

KUSHTE MË TË MIRA PËR POLICËT NË PRESHEVË

30. tetor 2015.

Preshevë – Pasi që nga Sindikata e Policisë ka arritur apeli që policët që punojnë me refugjatë në Preshevë, të sigurojnë kushte më të mira për akomodim, Ministria për Punë të Brendshme e Republikës së Serbisë ka njoftuar se janë siguruar 3 objekte montuese.

Në këto objekte policët të cilët ndodhen në detyrën e jashtëzakonshme policore, siç ka theksuar Jana Lubiçiq, sekretare shtetërore e MPB-së, do të kenë kushte të nevojshme për punë pa pengesa.

Përveç kësaj, ministri në bashkëpunim me Ministrinë për Punë, Punësim dhe çështje Sociale dhe Veterane, ka siguruar që policët të cilët janë aty të angazhuar në territorin e komunës së Preshevës, për vikend të vendosen në ndërtesën e renovuar dhe pajisur në mënyrë të plotë, i cili ndodhet në kuadër të Qendrës së Pranim në Preshevë.

Megjithatë, siç ka thënë më herët Sindikati i Policisë, përveç problemeve me akomodimin i cili në këtë mënyrë do të zgjidhet, shumica e zyrtarëve policor nga Vraja, nuk ka siguruar asnjë mjet për punë dhe mbrojtje.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues