Arkiva e lajmeve
                   

KURSI I GJUHËS SËRBE EDHE NË BUJANOC

22. qershor 2011.

Pas projektit të suksesshëm të kursit të gjuhës sërbe i cili mblodhi të rinjët nga Presheva të cilën e patë organizuar organizata joqeveritare nga Presheva  “International Human Center”, Qendra për tolerancë dhe integrimin e jugut të Sërbisë  ka vendosur të bëjë hapin e njejtë.

Për të gjithë të ineresuarit të cilët dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë e gjuhës sërbe, kjo organizatë joqeveritare nga Bujanoci organizon orë gratis të gjuhës sërbe në periudhë 5 mujore. Ky kurs organizohet parasëgjithash për maturantët , të punësuarit ( të cilëve u duhet të përmirësojnë gjuhën sërbe për komunikim me rrethin) por edhe për ata që nuk janë të punësuar ( të cilëve njohja e gjuhës sërbe do ti ndihmonte për tu pranuar në punë).

Pas mbarimit të kursit do të organizohet praktikë në ndërrmarje  të ndryshme.

Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen çdo ditë pune nga ora 12 deri në orën 14 prej 20.06 deri më 05.07 2011 dhe atë personlisht në hapësirat e Qendrës për tolerancë dhe integrimin e jugut të Sërbisë.
Projekti realizohet me mbështetjen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.