Arkiva e lajmeve
                   

KUPONAT PËR PUSHIME VERORE NË RRETHIN E PÇINJËS

7. korrik 2015.

Vranjë – Tri objekte hotilerike nga rrethi i Pçinjës janë paraqitur për pjesëmarrje në aksionin për dhënies e zbritjes për pushime verore në Serbi.

Zbritjen prej 5.000 dinarëve do ta marrin vizitorët të cilët pushimin e tyre vjetor do ta kalojnë në Spitalin Special për Rahabilitim në Vrajska Banjë dhe Banjë të Bujanocit, mirëpo edhe mysafirët e të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në hotelin privat „М“, në Vrajë.

Kuponat të cilat t’i shpërndajë Ministria e Turizmit, qytetarët mund t`i përdorin në gjithsej 230 objekte në të gjithë Serbinë.

Nga Ministria e Turizmit thonë se sëpari duhet të vërtetohet lista përfundimtare e hotelerive të regjistruara në ministri, listë e cila është shpallur më 6 korrik.

“Për shfrytëzimin e kuponave duhet të rezervohet akomodimi dhe të merret vërtetimi. Pastaj, me këto dhe tjera dokomumente duhet të shkoni në postë dhe dorëzohet paraqitja, përgjigje e cila arrin në afat prej 24 orëve. Kuponat arrijnë në adresën e shtëpisë deri më 1 gusht. Me këtë kupon duhet të shkoni tek hoteleritë të cilat janë në listë dhe të cilët në fund të pushimit nga shuma e përgjitshme do të heqin 5.000 dinarë“, sqarojnë në Ministrinë e Turizmit.

Kuponat mund të shfrytëzohen prej 1 gusht deri më 20 nëntor të këtij viti.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues