Arkiva e lajmeve
                   

KUJTIM MBI PROF. DR. ZORAN STANKOVIQ

5. tetor 2022.

Beograd – Në këtë ditë të vitit 2021 ka ndërruar jetë kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, si pasojë e virusit Corona.

Zoran Stankoviq ka lindur në vitin 1954 në Tegovishte, afër Vladiçin Hanit. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Nish në vitin 1980, ndërsa doktoroi në vitin 1997. Specializimin për mjekësi ligjore dhe patologji e kreu në Akademinë e  mjekësisë ushtarake.

Ai u avancua në gradën e gjeneral-majorit në 2001. Karierën e tij si mjek ushtarak e filloi në Pejë dhe Vrajë. Ai ishte patolog në fushëbeteja e ish-Jugosllavisë. Ka qenë drejtues i Akademisë mjekësore ushtarake nga viti 2002-2005 duke u bërë kryeshefi më i ri i AUM  në histori. Me njoftimin se do të hiqej nga posti i kreut të AUM-së, ai vendosi  vetë të dal në penzion.

Ai u emërua në pozitën e ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e parë të Vojisllav Koshtunicës nga viti 2005-2007, dhe mbi këtë bazë ishte edhe anëtar i Këshillit të Ministrave të Sindikatës Shtetërore SCG.

Ishte anëtar i Komitetit Jugosllav për mbledhjen e të dhënave për hetimin e krimeve kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare që nga viti 1993. Në dhjetor 1997, ai formoi një ekip për të hetuar pasojat e bombardimeve të NATO-s në Republika Srpska për shkak të dyshimit se ishin përdorur raketa me uranium të varfëruar. Ai ishte anëtar i Komisionit të së vërtetës dhe pajtimit. Gjithashtu, ai ishte një nga mjekët ligjorë dhe patologët më të respektuar në Serbi dhe që nga viti 1995 punoi si ekspert i Kombeve të Bashkuara. Ai dëshmoi në disa raste para Tribunalit të Hagës.

Me propozim të partisë G17 plus, në fillim të marsit 2011 u emërua në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, ku qëndroi deri në fund të mandatit të Qeverisë së Mirko Cvetkoviqit.

Në fillim të nëntorit 2012, Qeveria e Serbisë e emëroi në krye të Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Profesor Zoran Stankoviq la pas gruan, dy vajzat dhe katër nipërit e tij.

Burimi: Trupi koordinues