Arkiva e lajmeve
                   

KUIZI “KOMSHIMETAR” PËR TË RINJËT BUJANOCAS DHE PRESHEVAR

21. gusht 2019.

Bujanoc, Preshevë - Të rinjtë nga Bujanoci dhe Presheva u shoqëruan nën kujdesin e OSBE-së, duke mësuar për popujt që jetojnë në Serbi.

Misioni i OSBE-së në Serbi organizoi një tjetër tubim të të rinjve në Bujanoc, në kuizin "Komshimetar".

Tridhjetë të rinj patën mundësinë të argëtohen dhe të mësojnë diçka të re në lidhje me popujt që jetojnë në Republikën e Serbisë.

Kuizi “Komshimetar" është pjesë e projektit të zbatuar nga Misioni i OSBE-së në Serbi në 2018 dhe 2019 me të rinj nga disa qytete në Serbi. Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojë njohuritë e të rinjve për popuj të ndryshëm që jetojnë në Serbi, si dhe t'i argëtojë ata në një mënyrë argëtuese për t'u socializuar dhe lidhur në mes vete.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues