Arkiva e lajmeve
                   

KUFIRI ËSHTË MBYLLUR, KONTRABANDUESIT PUNOJNË

16. mars 2016.

Preshevë – Sipas të dhënave të cilat i ka dhënë Administrata Doganore, mbyllja e rutës emigruese ballkanike ka hapur rrugët ilegale për kontrabandimin e emigrantëve përmes Serbisë.

Doganierët vikendin e kaluar në vendkalimin kufitar hekurudhor në Preshevë, kanë ndaluar 33 emigrantë shtetas të Afganistanit, Libisë dhe Sirisë, që kanë tentuar ilegalisht ta kalojnë kufirin shtetëror në drejtim të Serbisë.

Me rastin e kontrollimit detal të trenit transportues i cili ishte i zbrazët dhe i cili udhëtonte në realicionin Maqedoni – Serbi, në tre vagonat e fundit doganierët, policia kufitare dhe punëtorët hekurudhor kanë gjetur 33 shtetas të huaj, pa dokumente udhëtimi apo çfardo dokumente të tjera për verifikimin e identitetit.

Në mesin e tyre ka qenë vetëm një grua. Emigrantët në përgjithsi kanë theksuar se janë afganistanë. Shumica prej tyre kanë qenë në mes 18 dhe 26 vjet.

Kompetencën e vazhdueshme në këtë rast e kanë marrë policia, thonë nga Administrata Doganore.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues