Arkiva e lajmeve
                   

KRYQI I KUQ NË BUJANOC: NJËSITI I GATSHËM PËR VEPRIM NË RAST E FATKEQËSIVE

22. shkurt 2018.

Bujanoc – Pjesëtarët e Njësitit për Veprim në Fatkeqësi të Kryqit të Kuq të Bujanocit kanë përfunduar trajnimin treditor në pushimoren e Kryqit të Kuq në Nish në Divlan të Bela Pallankës.

Trajnimi është organizuar për qëllim të forcimit të kapaciteteve të organizatës të Kryqit të Kuq në pjesën e trajnimit dhe aftësimit për kryerjen e detyrave të ofrimit të ndihmës për emigrantët dhe refugjatët, si edhe me fatkeqësitë e njerëzve të rrezikuar, evakuimet dhe përkujdesin e banorëve në rast fatkeqësie.

Sëbashku me këta i kanë trajnuar edhe njësitet e Kryqit të Kuq në Nish, Pirot, Bella Pallankë, Preshevë dhe Vrajë. Organizatori i edukimit është Kryqi i Kuq i Serbisë.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues