Arkiva e lajmeve
                   

KRYQI I KUQ I SËRBISË KA DËRGUAR NDIHMË URGJENTE FAMILJEVE TË PREKURA NË MEDVEGJ, SURDULIC, CRNA TRAVA DHE IVANJIC

25. janar 2012.

Ndihma e Kryqit  të Kuq të Serbisë me ushqim, higjienën, këpucë , veshje,  dhe sende të tjera domosdoshme, dje arritën në Crna trav, ndërsa sot duhet të dërgohen dhe organizatave të Kryqit të Kuq në Medvegjë, Surdulicë dhe Ivanjic.

Vullnetarët e organizatës humanitare, së bashku me anëtarët e tjerë të shtabeve lokale për situata të jashtëzakonshme do të ndihmojnë në të gjitha mënyrat e mundshme nëse ka nevojë edhe këmbë, ku rrugët janë krejtësisht të pakalueshme. tha Ljubomir Miladinoviq, Shef i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kryqit  Kuq të Serbisë.

"Ushqimi dhe sende të tjera thelbësore nga depoja e kryqit të Kuq u dërguan në në bazë të raportit të organizatës sonë, të vullnetarëve nga tereni, të cilët i kanë parë se çka i nevojitet banorve të komunave të bllokuar nga dëbora . Më së shumti kemi bërë kujdes për kategorit më të prekura nga varfëria – familjeve të moshuara dhe atyre të vetmuara , nënave të vetme dhe familjeve shumë antarëshe në skajet e komunave ose në bjeshka. Kemi dërguar ndihmë për 100 familje në komunën e Surdulicës, 70 në Crna trav , 60 në Medvegjë dhe 120 familjeve në Ivanjic, "tha Miladinoviq.

Kjo është ndihma e parë urgjente e banorve në zonat  e bllokuara nga dëbora, pa ushqim dhe energji elektrike. Ndër gjërat që janë të nevojshme për banorët janë 3.500 qirinj, sepse në shumë vende ka një ndërprerje të energjisë elektrike.


Ndryshimi i ligjit të ri për situata të jashtëzakonshme jep rezultate, dhe këtë mund të shihni  praktikisht në teren, ku veprojnë shtabet lokale për situatat të jashtëzakonshme.