Arkiva e lajmeve
                   

KRYMINISTRI MIRKO CVETKOVIQ HAPI FAKULTETIN NË MEDVEGJË

12. tetor 2009.

Kryeministri i Serbisë Mirko Cvetkoviq, në praninë e Kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e njëherit edhe ministër i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq, ministrit të arsimit Zharko Obradoviq, zëvendësambasadorit të SHBA-së Troy Peterson, ambasadorit të OSBE-së Dimitros Kipreos, përfaqësuesit të ambasadës Greke, Austriake dhe Franceze, prorektorit, dekanit dhe profesorëve të Univerzitetit të Nishit, përfaqësuesve të regjioneve, komunave dhe qyteteve nga Serbia jugore dhe studentëve, më 12 tetorë në Medvegjë hapi paralelen e ndarë të fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Univerzitetit të Nishit, në të cilin do të vijojnë mësimin studentët Shqipëtarë dhe Serbë në gjuhën e tyre amtare.

,,Hapja e paraleles së ndarë të këtyre fakulteteve në Medvegjë paraqet një hapë strategjik e përpjekjes së shtetit në nxitjen e zhvillimit të komunave’’, theksoi Cvetkoviq. Ai theksoi se me hapjen e këtyre paraleleve, hapet edhe perspektiva për studentët që të mësojnë dhe të shkollohen në bazë të standardeve europiane si dhe të jetojnë dhe punojnë në vendlindjen e tyre. Kryeministri i Qeverisë së Serbisë rikujtoi se në Medvegjë Shqipëtarët përbëjnë një të katërtën e popullatës dhe se hapja e këtij fakulteti është çelësi në zgjidhjen e problemeve të kësaj komune, është një hap që do të ndikojë në integrimin e Shqipëtarëve në mjedis. Kryeministri rikujtoi se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja përballen me migrimin e popullatës, me infrastrukturën jo të plotë si dhe me papunësi të konsiderueshme dhe se qëllimi i Qeverisë është që të përmirësoj këtë gjendje. Prioritet i Qeverisë është investimi në ekonomi, theksoi Kryeministri dhe përsëriti se pret që përsëri të fillojë punës miniera Leqe si dhe puna në rekonstruimin e aktit rrugorë Leskoc-Medvegjë. Kryeministri Cvetkoviq lajmëroi edhe përpilimin e studios së vizibilitetit mbi hapjen e shkollave të ngjajshme në Preshevë dhe Bujanoc.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ministër i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq theksoi se hapja e paraleles së ndarë të fakultetit Ekonomik dhe Juridik bë Medvegjë është edhe një dëshmi e qëllimeve të Qerverisë së Republikës së Serbisë që në Serbinë Jugore të krijohen kushtet për një jetë më të mirë të qytetarëve. Ministri Markoviq theksoi se këto paralele nuk do të ishin hapur pa partneritet me ministrinë e arsimit, pa vullnetin e Univerzitetit të Nishit, ndihmës finansiare të Agjensionit Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) e cila ka siguruar përkthimin e librave në gjuhën shqipe, pa përkrahjen e OSBE-së si dhe mundit të madh të përfaqësuesve në komunën e Medvegjës. Markoviq paralajmëroi së shpejti edhe formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, gjë që do të jetë parakusht për jetesë të përbashkët në këto komuna multietnike. Ai potencoi se Qeveria ka një qëndrim unitarë kur është fjala për politikën që udhëheqet ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Markoviq edhe këtë herë përmendi se Beogradi nuk ka problem që të pranojë diplomat e Univerzitetit të Prishtinës nëse në ato diploma nuk potencohet statusi i Kosovës. Ministri paralajmëroi edhe hapjen e zyreve të përhershme të ombudspersonit në këto tri qytete që do të ndikojë në mos manipulimin me të drejtat e qytetarëve. Kryetari i Trupit Koordinues përkujtoi edhe një herë se Qeveria e serbisë për ndërtimin e objekteve infrastrukturore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka investuar 158 milionë dinarë dhe se deri në fundë të këtijë viti është paraparë investimi edhe i 68 milionëve, kurse këto ditë ministria për PIN (Plani investiv nacional) ka lejuar mjete në sumë prej 76 milionë dinarësh për projekte në këto tri komuna.

Indeksat e parë studentëve të këtij fakulteti u dorëzoi Milan Markoviq dhe Zharko Koraq së bashku me dekanin e fakultetit ekonomik të Univerzitetit të Nishit Evica Peroviq dhe koordinatorin e Fakultetit Juridik Zoran Qiriq. Në emër të 50 brucoshëve, nga të cilët 9 prej  tyre do të studjojnë në gjuhën shqipe, ju falënderuan Razije Jakupi dhe studenti i ekonomisë Rade Peroviq. Duke ju drejtuar të pranishmëve në amfitatrin e plotë me mysafir, Razije dhe Rade theksuan se kjo është mundësia e vetme që të studjojnë. Përpos të rinjëve nga Medvegja, në këto tri paralele janë regjistruar edhe të rinjë nga Lebane, Bojniku dhe Leskoci mirëpo edhe nga Beogradi. Njëri ndër ta është Dejan Mladenoviq, prindërit e të cilit janë të lindur në Medvegjë.

- Erdha këtu për arsye se në Beograd nuk ka pasur vende për studjim me mjete buxhetore- theksoi Mladenoviq.